Nga Guri i Gradecit te Guri i Prerë
Tomorrica ka shumë gurë të tillë, që identifikojnë dhe personalizojnë çdo fshat dhe që, në një farë mënyre, janë edhe simboli natyror i tyre.
Në këtë shkrim do të flasim vetëm për një pjesë nga këta gurë, aq sa edhe kemi patur mundësi të njohim, por të tillë ka çdo ë fshat.
Do të na falni për ata që kemi harruar apo që nuk kemi informacion.
Po e nisim shkrimin me gurin monolitik të Gradecit të Tomorricës.

Sepse, përveç bukurisë natyrore dhe veçanësisë, guri shkëmbor i Gradecit, Tomorricë, ka edhe interes arkeologjik.
Vetë guri prezanton një shkëmb natyror, i cili, sipas banorëve të fshatit, ka qenë i rrethuar me mure, prej të cilit sot ruhet vetëm një trakt në pjesën juglindore me gjatësi 12.40 m.
Muri është ndërtuar me pllaka guri shtufi në ngjyrë gri të errët.
Përballë Gurit, në drejtim verilindor, është një kodër e vogël, ku sipas banorëve ndodhen rrënojat e një kishe të vjetër.
Qeramika e gjetur në sipërfaqe është e pakët dhe nuk dallohen forma të veçanta të tyre.

Jo pa interes dhe pa histori në Luginën e Tomorricës është edhe Guri i Prerë, mbi Zhepë, një gurë kilometrik, një piramidë kufiri mes Skraparit dhe Korçës, një lapidar historik shumëshekullor, por veçanërisht me betejën e Luftës së Dytë Botërorë, të quajtur Beteja e Qafës së Gjarpërit.
I çuditshëm është edhe Guri i Gogolit në të hyrë të fshatit Postenë. (Foto)

Guri Gjatë i Vishanjit (foto)

Gurët e Gjetë, Zaloshnje (Foto)

Shkëmbi Birakëve në Barçin e Sipërm dhe Guri i Ndërgurësit në hyrje të Çerricës, për të cilët, fatkeqësisht, nuk kemi foto.
