Tomorr Shasho
Shkronjat nuk janë thjesht shenja grafike. Ato janë kujtesë, identitet dhe themeli mbi të cilin është ngritur gjuha jonë e njësuar. Çdo shkronjë e alfabetit shqip ka historinë, funksionin dhe vendin e saj, të vulosur në Kongresin e Manastirit më 1908, një nga ngjarjet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare. Pikërisht aty u hodhën themelet e unitetit gjuhësor të shqiptarëve, duke i dhënë fund përçarjes së alfabeteve dhe duke e bërë gjuhën një simbol të përbashkët kombëtar.
Kohët e fundit është bërë gjithnjë e më i shpeshtë përdorimi i shkronjës “Q” në vend të “Ç”, sidomos në komunikimin elektronik dhe në disa të folme të Veriut të Shqipërisë e të Kosovës.
Dialogu që vijon e trajton këtë dukuri me humor e ironi. Satira, në këtë rast, nuk synon të tallë askënd, por të na kujtojë se respekti për gjuhën fillon nga respekti për çdo shkronjë të alfabetit.
Le ta ruajmë shqipen ashtu siç na e lanë rilindësit dhe delegatët e Kongresit të Manastirit: të plotë, të saktë dhe të denjë. Sepse kur humbet një shkronjë, nuk varfërohet vetëm alfabeti; varfërohet edhe vetë gjuha.
Më poshtë po japim një bisedë, për të parë se sa deformohet gjuha shpiqe dhe çfarë situate humori krijohet kur në vend të “Ç” vendoset “Q”:
Mori sëpatën dhe filloi të qante një kërcu lisi. Mirëpo me sëpatë nuk po e qante dot, ndaj shkoi e mori dy pyka dhe qekanin.
– Ah, sikur ta kisha këtë qekanin më të madh! – tha me vete.
Meqenëse nuk po e qante dot me qekanin e tij, sepse pykat nuk i nguleshin, i thirri djalit:
– O Qeqo, o Qeqo!
– Urdhëro! – u përgjigj Qequa nga brenda dhomës.
– Shko te Qlirimi dhe kërkoja qekanin e madh.
Qequa, sapo u afrua te porta e Qlirimit, filloi t’i thërriste, edhe nga frika se mos e hante Qapi:
– O Qlirim, o Qlirim!
Qlirimi nuk u përgjigj, por doli te porta, sepse kujtoi se mos ishte qobani i fshatit, të cilit i merrej pak goja.
Kur pa Qeqon e Qerqizit, u nevrikos, sepse kujtoi se po e tallte.
– Kujt i thërret “Qlirim”?
A nuk e di emrin tim? U bëre ti…? –
Jo, nuk po tallem. Por mbase e ke lexuar ose dëgjuar se do të heqim disa shkronja të alfabetit, sepse ata të Kongresit të Manastirit nuk e paskan pasur menqurinë tonë.
Ja, shkronjën Ç duan ta zëvendësojnë me Q.
Qlirimi e shikoi Qeqon nga këmbët deri te qaqka e kokës.
– Mirë, o Qeqo, mirë! Merre qekanin dhe qoja Qerqizit!
