Një takim për historinë, kujtesën dhe të ardhmen e Poliçanit

Një takim për historinë, kujtesën dhe të ardhmen e Poliçanit

 

 

Një aktivitet i veçantë kulturor dhe promovues mblodhi në Poliçan intelektualë, ish-drejtues, inxhinierë, mësues, mjekë dhe shumë kontribues të tjerë që kanë qenë pjesë e historisë dhe zhvillimit të qytetit që prej krijimit të tij.

 

Ky takim, i konceptuar si një bashkim brezash dhe vlerash qytetare, finalizoi një iniciativë të ndërmarrë prej kohësh: krijimin e Shoqatës “Poliçani”.

 

 

Në një atmosferë të mbushur me emocion, respekt dhe nostalgji, shumë prej figurave që kanë dhënë kontribut të çmuar në ndërtimin dhe promovimin e qytetit kujtuan periudhat, sfidat dhe përvojat e përjetuara ndër vite, me dëshirën që kjo histori të ruhet dhe të trashëgohet brez pas brezi.

 

 

Ishte një kënaqësi e veçantë të shihje së bashku figura me vlera të spikatura intelektuale dhe qytetare, të cilat, me punën dhe përkushtimin e tyre, kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e Poliçanit.

 

 

Gjatë takimit u zgjodhën me konsensus strukturat drejtuese të shoqatës:

  1. Gëzim Cane – President Nderi

znj. Odeta Dume – Kryetare e Shoqatës

  1. Pëllumb Spaho – Zëvendëskryetar

Kliton Taho – Sekretar Organizativ

 

Aktivitete të tilla promovojnë qytetin, forcojnë lidhjet mes brezave dhe përcjellin mesazhin se historia, kontributet dhe vlerat qytetare nuk duhet të humbasin, por të ruhen dhe të trashëgohen si një pasuri e përbashkët për komunitetin.