Baki Çela, anëtar i këshillit bashkiak në Locorotondo të provincës së Barit, Itali

Baki Çela, anëtar i këshillit bashkiak në Locorotondo të provincës së Barit, Itali

 

 

Tomor Mukaj

 

 

Gostëncka ka histori një të vjetër ashtu si zona dhe shumë fshatra të Skraparit.

 

E veçantë është historia e shkollës së saj.

 

 

Shkolla e parë është hapur në vitin 1908, pas shpalljes së Kushtetutës Osmane të Hyrjetit. Ajo u bë me nismen e anëtarëve të Klubit të Beratit dhe veçanërisht të atdhetarit Hasan Koprencka.

 

Ndoshta që këtu fillojnë rrënjet që njerëzit e këtij fshati e kanë dashuruar dhe dashurojnë aq shumë arsimin.

 

 

 

Baki Çela është një prej atyre banorëve të shumtë të Gostënckës që kërkoi një jetë më të mirë për vehte dhe familjen e tij në emigracion.

 

Ai i mbaroi studimet në Universitetin Bujqësor të Kamzës për Ekonomi Finance në vitin 1989.

 

E filloi punën në Skrapar në ekonomitë bujqësore të Gjerbësit, të Zhepës dhe të Leshnjes.

 

 

Në vitin 1992 emigroi në Itali.

 

Pas disa vitesh atje shkoi edhe Diana Çollaku, bashkëshortja e tij, vajzë nga Vlusha. Edhe Diana tashmë kishte  përfunduar studimet për veterinari në Kamëz.

 

Kërkuan një jetë më të mirë atje përtej detit. Dhe e nisën ashtu ngadalë duke punuar me ndershmëri dhe dinjitet. Të dy ata kishin karakterin dhe formimin model prandaj puna e tyre respektohej, edhe pse jo në vendin e tyre.

 

Modeli më i mirë sot jane tre vajzat e tyre të lindura dhe arsimuara në Itali.

 

Sara, vajza e madhe pas studimeve në fushën e kërkimeve gjenetike në Gent të Belgjikës, fitoi një burs master kualifikimi dhe vend pune në Japoni.

 

 

Vajza tjetër, Noemi studjon për inxhinieri mekanike në Bari, kurse vajza e vogël, Greta është maturante në Liceun e gjuhëve të huaja.

 

 

Kjo është arritja jonë më e madhe pranojnë sot Bakiu dhe Diana.

Por jo vetem kaq. Pas shumë vitesh pune, Bakiu sot drejton një zyrë për asistencë fiskale dhe emigracion duke ndihmuar emigrantët (jo vetëm ata shqiptarë) të përshtaten me dokumentacion dhe punë në rajonin e Puglias e më gjerë në gjithë Italinë.

 

 

Diana punon në sistemin e arsimit ku ka ekuivalentuar diplomën e saj me ato të sistemit italian të arsimit.

 

Ata punuan dhe besuan se parimi demokratik ku çdo njeri ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet, respektohet. Edhe pse emigrant në Itali, Bakiu besoi dhe konkurroi.

 

 

Atje larg, në emigrim. Në zgjedhjet lokale në maj 2026 Bakiu konkurroi në Locorotondo të provincës së Barit si anëtar i Këshillit Bashkiak të Koalicionit të Qëndrës së Majtë.

 

 

Komuna ka 15 mijë banorë me 8500 me të drejtë vote. Aty banojnë edhe 750 shqiptarë, natyrisht jo të gjithë me të drejtë vote ,pasi ende nuk e kanë të gjithë shtetësinë italiane.

 

 

Dhe bashkëkombasit e tij por më shumë italianët e besuan, e vlerësuan dhe e votuan.

 

 

Sot Bakiu do të drejtojë komisionin e shërbimeve sociale në këtë Bashki.
Kjo është një arritje jo e vogël e një emigranti që i bën nder Gostenckës dhe Skraparit.