Të enjten, më 23, në orën 09:00, para Parlamentit!

Të enjten, më 23, në orën 09:00, para Parlamentit!

 

Çdokush që ka lindur, jeton, ka jetuar apo mban në zemër Poliçanin, le të bashkohet me ne të enjten, më 23, në orën 09:00, para Parlamentit. Zëri ynë dëgjohet vetëm kur jemi të gjithë bashkë!

 

 

Poliçani nuk është thjesht një bashki në hartën e Shqipërisë. Është shtëpia, identiteti dhe historia jonë. I ndërtuar me kontributin e specialistëve dhe punëtorëve nga e gjithë Shqipëria, ai është simbol i punës, bashkimit dhe sakrificës.

 

 

Të thuash se Poliçani ka potencial të ulët ekonomik është e padrejtë. Poliçani ka uzinën e prodhimit të municioneve, e cila, nëse vihet në punë nga shteti, mund të kthehet në një industri shumë fitimprurëse për shtetin shqiptar. Krahas kësaj, qyteti disponon infrastrukturë ushtarake me rëndësi të veçantë strategjike për sigurinë kombëtare, me një status të veçantë që e bën Poliçanin një aset strategjik të vendit.

 

 

Nëse një bashki funksionon, ofron shërbime për qytetarët dhe mbështet familjet, fermerët, të moshuarit, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, pse duhet të shuhet?

 

 

Ne nuk kërkojmë privilegje, por kërkojmë që Poliçani të mos humbasë identitetin, historinë dhe zërin e tij. Reformat duhet t’u shërbejnë njerëzve, jo t’i largojnë ata nga shërbimet dhe vendlindja e tyre.

 

 

U bëjmë thirrje të gjithë vendimmarrësve: Mos e prekni Poliçanin! Dëgjoni zërin e qytetarëve!

 

 

 

TË GJITHË BASHKË PËR POLIÇANIN!

 

BASHKË DO T’IA DALIM!