Të dhëna shkencore të albanologut të njohur për emërtimet e vjetra dhe numrin e fshatrave të Skraparit dhe të Tomorricës gjatë sundimit të Muzakajve
Skrapari dhe Tomorrica në Mesjetë kanë qenë nën sundimin e dinastisë Muzaka.
Kjo dinasti zotëronte tërë Myzeqenë, Beratin, Skraparin, Tomorricën, Oparin e Korçës e krahina të tjera.
Pinjolli që ishte i parë në Skrapar dhe në Tomorricë quhej Andre Muzaka. Ky ishte lord, ishte sebastokrat.
Kjo fjalë në shqipen e sotme do të thotë, sundimtar fisnik, sundimtar i nderuar. Andere Muzaka zotëronte dhe sundonte krahinën e Tomorricës (Tomorniza, kështu shkruhej Tomorrica në Mesjetë) me të gjitha fshatrat e luginës dhe në shpatin e Tomorrit (Thomorri, – kështu shkruhej në disa burime mesjetare mali i Tomorrit).
Tomorrica në atë kohë kishte gjithsej 60 fshatra, duke filluar nga Dardha (Dardasi, kështu shkruhej në Mesjetë fshati Dardhë) dhe të gjithë fshatrat e tjerë deri në Tërrovë (Tercotigue, – kështu shkruhej Tërrova e Tomorricës së lashtë, rrëzë Tomorrit).
Po ky lord zotëronte edhe sundonte edhe mbi krahinën e Skraparit (Sklepari ose Sklepario, – figuron emri i shkruar i tij në disa dokumente mesjetare), i cili kishte tetëmbëdhjetë fshatra.
Si përfundim:
Disa të dhëna për Skraparin dhe Tomorricën në Mesjetë:
Tomorri shkruhej Thomorri; Tomorrica shkruhej Tomornica; Skrapari shkruhej Sklepari ose Sklepario. Tërrova shkruhej Tercotigue; Skrapari kishte 18 fshatra; Tomorrica 60.
_____________
Burim bibliografik:
Nga albanologu i madh, Robert Elsie, ndjesë pastë!
1515 – John Musachi: Brief Chronicle on the Descendants of our Musachi Dynasty / (Kronikë e shkurtër e pasardhësve të dinastisë sonë Muzaka).
______
Përgatiti: Viktor Bakillari
