Nga krijimtaria e Avdyl Pilafit: Pa koment dhe pa titull

Nga krijimtaria e Avdyl Pilafit: Pa koment dhe pa titull

Një lot i detshëm

Do vijë një çast, një çast final,

që t’i them jetës lamtumirë,

plot përulesi për çka më dha,

për ku po shkoj, plot kureshti.

Do vijë një çast, një lot i vetëm,

do ndrijë rubin në faqen time,

të tjerë lot më s’do të rrjedhin,

një do mjaftojë për Lamtumirën!

 

 

Këtu dhe Atje – Në beben e syrit të një provinciali (si unë):

Këtu, në qytetin e Vogel (pa thonjëza) të New-Yorkut,

Atje, ne qytetin e Madh (pa thonjëza) të Beratit

Këtu, ku jam një i panjohur mes miliona të panjohurve,

Atje, ku i mallkuar ndihem, kur e pi i vetëm kafen.

Këtu, në qytetin ende djaloshar të New-Yorkut,

Atje, në bashkekohasin e (pa)thinjur të Trojës,

Ku “trojanëve” as Kali dot s’ua hodhi!

 

 

Eh, ç’gjë e veshtirë,

të t’arratiset vetja,

që, të qenë bashkë me ty,

ta kërkosh diku tjetër.

Ta kërkosh ku ka ikur,

të dyshosh mos ka humbur,

i paprehur në paqe,

ne nje lufte ëe absurdshme.

Eh, ç’gjë e vështirë,

t’arratisesh nga vetja,

kur tok je, nën lëkurë,

dhe gjahtari, dhe…lepuri!

 

 

Unë s’jam poet.

Po të isha,

nuk do te shkruaja poezi.

Vargjet,

do të doja që t’i këndoja rrugëve

Dhe nëse ata do t’i pëlqenin ndokujt,

ai le t’i shkruante,

Ndryshe, le të varroseshin

në arkivolin e heshtjes.

Une jam veç dëshira

për të qenë Poeti!

 

 

 

 ….

Te gjesh ca mushka në vend të kuajve,

Ti, miku im, mos u trishto,

Në vend të kuajve, të gjesh ca buaj,

Fati më rëndë mund të t’gaboje.

Ne vend të buajve, të gjesh një qerre,

Per ty, o mik, me keq do t’jetë,

Në qerre vetë ti s’mund të mbrehesh,

Dhe po të ishe një supermen.

Në vend të kuajve, të gjesh ca mushka,

Ty, mik, s’të shkon që të zhgenjehesh,

Se mirë e di, ç’bashkim i lumtur,

Është mes gomarit edhe një pele,

Siç mirë e di, natyrës trillet,

Mësoi njeriu rëndom t’ia vidhte!

 

 

Eh, c’gjë e vështirë,

të t’arratiset vetja,

që, të qenë bashkë me ty,

ta kërkosh diku tjetër.

Ta kërkosh ku ka ikur,

të dyshosh mos ka humbur,

i paprehur në paqe,

në një luftë të absurdshme.

Eh, c’gjë e vështirë,

t’arratisesh nga vetja,

kur tok je, nën lëkurë,

dhe gjahtari, dhe… lepuri!

 

 

Ai, brenda çdo kostumi rri i ngrirë,

Sikur pancirë të ketë veshur, nga ata të

                                                   mesjetës,

Sikur në trup plot plagë t’i kenë mbirë

Dhe me s’ka ç’t’i bëjë asnjë lloj recete.

Ai, brenda çdo kostumi, është vetëm allçi!

Y.K.

 

 …

 

KY qytet, dal’ nga miti i vëllavrasjes,

Por që s’ka Kain, nuk ka as Abel,

Veç dy male ka, që këmbyen veç plagët,

Njëri nga të cilët predikon si Shenjt.

KY qytet… Po ia harruat emrin,

Zoti me një ëndeërr do ju zgjojë kujtesën,

Atëhere, si së lashti, britma “Eureka”!

Do t’u hap më katërsh dyert e këtij qyteti.

V.L