Profesori i Financave Sherif Bundo, në një dimension të ri krijues
Sherif Bundo, lindur në Përmet, 15 tetor 1956
Profesori i Financave në Universitetin e e Tiranës, Profesor i Ftuar i Financave dhe Kontabilitetit Financiar në Universitetin e Poitiers (Puatje), Ftancë. Diplomuar për Financë dhe Kontabilitet në Universitetin e Tiranës, në vitin 1980. Lektor dhe Profesor i ftuar në Institutin e Administrimit të Ndërnmarrjeve në Universitetin e Poitiers (Institut d’Aministration des Entreprise, IAE), Francë prej 20 vitesh.
Drejtues i projekteve evropiane Erasmus Plus. Lektor në: Universitetin Publik të Prishtinës, në Universitetin e Shkodrës, në Universitetin e Vlorës dhe në atë të Korçës. Lektor në disa ekonomi biznesi, dhoma të tregtisë dhe grupe korporatash brenda dhe jashtë vendit.
Diplomë Nderi, akordauar nga qeveria shqiptare, Diploma Mirënjohja nga Unversiteti i Shkodrës, Diploma Mirënjohja e Kolegjit Universitar Globus, Prishtinë.
Autor i 32 librave të botuara në Shqipëri dhe në Francë për Ekonominë, Financën, Kontabilitetit, drejtimit të Porofolit, Sigurimet dhe Risigurime si dhe momografi e studime.
President i Financierëve dhe Kontabilistëve të Shqipërisë (SHKFSH) që prej vitit 2001. President i Qendrës Shqiptare për Riskun (QSHR) dhe President i Forumit “Miqtë e Përmetit”.
Shënime nga promovimi i librit “Një pyetje e vështirë?”, i autorit Sherif Bundo
Gëzim Voda
Mund të ngjajë pak si e pa zakontë për ata që e njohin nga afër Profesor Sherif Bundonsi specialist financash, që ai të paraqitet tek lexuesit mbarëshqiptarë, e sidomos tek ata dëshnicarë e përmetarë (ku ai ka rrënjët e veta), me një botim artistik që përmban tregime, noveladhe ese. Ndodh kjo, kur ai njihet nga të gjithë, si Profesori Financave, një lektor i përkushtuar dhe i nivelit të lartë që nuk “i mjaftojnë” auditoret universitare të vendit të tij, por “lakmon” edhe ato të fqinjëve tanë, madje gjer në Francë.
Ishte kjo arsyjaqë ai në mbasditen e 28 prillit të këtijviti, mblodhi në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar të Kryeqytetit mjaft miq, shokë e dashamirës nga treva e Përmetit dhe zona të tjera të vendit për të promovuar jo vetëm këtë libër, por edhe dy të tjerë, nga ata që quhen “të fushës së vet…”, me tituj: “Përmes punës, parasë dhe fjalës” si dhe “Kur ekonomia mund politikën”. Një punë disavjeçare, që rastësia i bëri të promovohen të tre librat njëherazi.
Libri i cituar më lart “Një pyetje e vështirë?”, tërhoqi ca më shumë vëmëndjen e të pranishmëve. Ky botim e prezantoi Profesor Sherifin, jo ashtusi ç’është njohur e njihet prej shumë vitesh, thjesht Profesor i Financave, por edhe me profilin e një krijuesi të mirëfilltë letrar dhe artistik. Diçka që shpesh e mendojmë si atributi “profesionistëve” të kësaj fushae.
Pavarësisht modestisë së tij për të mos e konsideruar veten si të tillë, nga çfarë përmbajnë të 410 faqet e këtij libri dhe nga çfarë u tha prej folësve, libri në fjalë pershkohet nga përjetime apo qëmtime personale të tij ndër vite, të trajtuara artistikisht. Ato bartin në vetvete njeriun e virtytshëm, të butë, mirëdashës, mirëbërës, tolerant e mirëkuptues, që e merr jetën si t`i vijë, por nuk bie në mburrje e as në fatalitet, që motivohet nga optimizmi dhe energjitë pozitive dhe më mbas për të shkuar qartësisht nga e ardhmja. “Heronj” të librit janë njerëz të thjeshtë, larg “trimërimit”, karshillëkut, arbitraritetit, etj., janë pajtimtarët, paqësorët, ujdibërësit fisnikë.
Gjen aty ngjarje, episode, rrethana, personazhe që cilido lexues mund të gjejë vetveten, ose të sadopak të ngjashmin. Gjen gjithashtu elementë të traditës dhe të zakoneve të mira shqiptare, sidomos të trevave jugore, të cilat lidhen me vendlindjen ose treva të afërta me të siç janë Skrapari me Përmetin e Dëshnicën, së cilës i përket autori, apo që e ka lidhur me to puna dje ose sot. Një akumulim shumëvjeçar që sikurse pohoi ai, e kishin vënë mes dilemës: “të ulem t’i sistemoj, të qetësoj veten e t’inxjerr në dritë edhe për të tjerët, apo t’i lë sirtarëve e në kompjuter dhe të quheshin pavlerë…”
I duhej pak shtysë dashamirëse e optimiste nga dikush, dhe e gjeti. Më pas mëdyshjet u shuan dhe çdokujt që mund t’i bjerë në dorë kylibër, nuk do tëzhgënjehet. Përkundrazi, do të befasohet me aftësitë e tij “të fshehura” si krijues letrar. Janë shumë interesante disa tituj tregimesh ose esesh që flasin; për traktatet e mirënjohjes, agallarët e kohëve moderne, fëmijët e rritur para kohe, e sidomos “Dollia si institucion i ngritjes në piedestal të mikut”, etj, të përfshira në kapitullin e tretë me titullin: “Gërmo thesaret e tua”. Kjo çështje tërhoqi më posaçërisht vëmëndjen e folësve dhe dëgjuesve në sallë.
Prof. Dr. Agron Xhangolli, injohur si studiues në fushën e kulturës popullore e sidomos atë të folklorit, si dhe profesor Zylyftar Bregu, pedagog në fushën e gazetarisë, bënë vlerësime maksimale për mënyrën se si profesor Sherifi e ka trajtuar atë në libër, madje (sikurse u tha aty), ka lexues që kanë shfaqur mendimin se tradita e dollisë si një veçanti mëse shqiptare ia vlen t’i prezantohet edhe UNESKO-s, sipasuri botërore.
Një libër që, siç u tha aty, të bën për vete, të hap horizonte edukuese dhe të lë mbresa. Vlen të dihet se nëfaqet e këtij botimi (403), gjendet përcaktimi i profesor EngjëllSkrelit, i cili thotë: “Duke lexuar librin “Një pyetje e vështirë”, herë më shfaqet Ismail Kadareja (në reflektimet kulturore e psikologjike), herë Ivo Andriç (me përshkrimet e jetës kulturore në fshat e nëpër shkrimet e gjalla të ngjarjeve e vështirësive), e herë me ngjason si KasëmTrebeshina (në thjeshtësinë e tregimit). Nëfakt, është një autor tjetër. Ai është vetëm një: origjinali SherifBundo, profesori i Financës, tani me një dimension tjetër!”
Botimi në fjalë, ka për redaktore letrare shkrimtaren e njohur përmetare, Diana Çulin, e cila ka bërë edhe parathënien përkatëse dhe që nuk mund të rrinte pa thënë edhe ajo fjalën e saj me këtë rast. Ajo ishte dhe drejtuese e këtij aktiviteti mjaft domethënës.
Në fund të kësaj veprimtarie, fjalët falënderuese të autorit për të pranishmit dhe të gjithë ata që e kishin mbështetur paraprakisht atë të arrrinte tek kybotim, të thëna prej tij me sinqeritet, modesti dhe mirënjohje, u mirëpritën me mjaft ngrohtësi. Ne dëshnicarët që na u dha rasti të ishim aty, shprehim kënaqësinë për këtë kontribut të vye rtë profeso rSherifit, icili me këta tre libra e kalon numrin 35 të botimeve të tij.
Ndërkohë, do të thoshim se ai nga këtej e tutje, nuk do të konsiderohet thjesht një “financier i ditur”, apo një pedagog i spikatur i kësajfushe, por edhe një shkrimtar racional e konkurrues, një shëmbull i nkurajues edhe për të tjerë intelektualë tëa shtuquajtur “teknicienë”, që edhe pa e patur si synim, mund t’u “hyjnë në pjesë” krijuesve të fushave të tjera, kur ata janë mëndje hapur, me vullnetin e duhur dhe me besim te vetvetja. Kësisoj, bënjalliu nga Dëshnica, pasuron më tej pasurinë kombëtare por edhe vlerat intelektuale të krahinës sonë dhe gjithë trevës së Përmetit.
I ngjashëm me të para pak vitesh ka qënë dhe një tjetër “profesor” dëshnicar, matematikan i injohur nga fshati Xhanaj, “MësuesiiMerituar” Mustafa Fezga, i cili krahas qënies pedagog në Arsimin e Lartë dhe botimeve të teksteve matematikore, u bë injohur edhe në gjininë e tregimeve e të novelave, madje dhe në atë të romanit. Janë vitet, kur Dëshnica ka prezantuar modestisht njerëzit e ditur të saj, të cilët i mungonin dekada më parë.