Naim Muhaj në njëvjetorin e vdekjes/Mesazhet për të cilat kemi nevojë

Naim Muhaj në njëvjetorin e vdekjes/Mesazhet për të cilat kemi nevojë

Pandeli Bardhi

… Vijnë edhe nga njerëz të thjeshtë. Shkrimtari ynë i madh, Dritëro Agolli, thotë: “Elefantit i mbeten dhëmbët e fildishtë, luanit i mbeten gjurrmët, njeriut i mbetet emri..”!

Naim Muhaj. La pas pavdekësinë nëpërmjet njerëzillekut dhe mesazheve të harmonisë, dashurisë, faljes.  Sot, kujtuam njëvjetorin e ndarjes nga jeta të komandantit të Ishullit të Sazanit, Naim Muhaj.

Siç dihet, Naim Muhaj u dënua nga Sistemi i kaluar me katërmbëdhjetë vite burg për “tradhti të lartë”!. Dënime të kësaj natyre, ishin bërë të “modës” për diktaturën, ku u dënuan e u ndëshkuan me dhjetëra qindra e mijëra me edhe pa faj. Po cili ishte “faji i Naimit”? “Faji” i vetëm ishte patriotizmi i tij dhe shërbimi me dinjitet ndaj Atdheut.

 

Tek Naimi ka një veçori. Ai, me vendime të të gjitha shkallëve të gjykatave, deri nga Gjykata e Lartë, mori pafajësinë. Kjo veçori e tij është që, mbasi doli nga burgu, midis shokëve që takoi, të parët ishin edhe hetuesi që e mbante për orë të tëra për të zbuluar “tradhtinë e lartë”! Edhe kravatin prej dërrase, edhe kashtën ja hiqte në darkë për ta lënë në çimento të flinte edhe  në netët e ftohta të dimrit, për “të vënë mënd”! Mes të tjerëve,  takoi dentistin që megjithse nuk begeniste të vinte kur e lajmëronin gardianët, por kur vinte, nuk i hiqte dhëmballën që i dhëmbte, por i hiqnin atë që ishte e shëndoshë!  Askush prej tyre nuk i drejtohej me emër por “hë armik i poshtër, deshët të përmbysnit pushtetin tone- ëëë”! Takoi edhe shumë të tjerë që i shkaktuar trauma për tërë jetën. Po pse i takoi?

 

I takoi që t’i kërkonte falje që t’i thoshte se ai nuk ishte hakmarrës ndaj tyre..Gjest ky human që rrallëkush e ka bërë në vënd që  të vinin ata e t’i kërkonin falje, u kërkonte atyre Naimi. Naimi, falte, Naimi nuk ishte hakmarrës. Këto i dhanë atij pavdekësinë, dhe nuk ja dhanë as gradat e as funksionet e shumta  në ushtri, nuk ja dhanë as dekoratat e shumta që i akorduan…

 

Me këtë rast, mes familjarëve, miqve e dashamiresve te shumte,  Bashkia Vlorë, nëpërmjet Kryetarit të saj, Dritan Leli  e nderoi atë me certifikatën “Mirënjohja e qytetit të Vlorës” për atë punë të shkëlqyer që ai ka bërë si atdhetar e patriot.

Naimi ka lryer detyra të shumta në Ushtri gjatë më shumë se 40 viteve të tij në jetën ushtarake, që nga komandant toge, komndant batalioni, komandant brigade, korpusi e divizioni e deri si funksionar i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes.

 

Për këtë është nderuar me shumë urdhra e medalje nga organet e larta të pushtetit. E megjithëkëtë, të gjitha këto merita të shumta të tij, mund të them, që nuk janë asgjë përpara atij njerëzillëku të tij, atij humanizmi dhe atë dashurie që atë e karakterizonte për njerëzit, atë përkushtim që ai kishte ndaj punës e detyrës.