Nderohet në Shkup për solidaritet, bamirësi dhe altruizëm, Fatos Çerenishti

Nderohet në Shkup për solidaritet, bamirësi dhe altruizëm, Fatos Çerenishti

Në kuadrin e 25-vjetorit të vdekjes dhe 6-vjetorit të shenjtërimit në sheshin e Shën Pjetrit nga Papa Francesku të Nënë Terezës, si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedonin e Veriut janë duke u zhvilluar një sërë veprimtarish, siç ishte edhe ajo e zhvilluar para disa ditësh në Shkup nga Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar.

 

Merrnin pjesë personalitet të larta nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dy ish-Presidentët shqiptarë, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, deputetë dhe ministra të vendeve përkatëse si dhe personalitete të tjerë të fushave të ndryshme të shkencës, artit dhe kulturës.

 

Nën drejtimin e kryetarit të këtij Forumi, Nagip Fejzit, u organizua në formën e një spektakli, nderimi i disa personaliteteve si Nagip Fejzi, Fatos Çerenishti, Mendi Qyra, Nebi Hoxha, Eni Çobani etj. për solidaritetin, bamirësinë dhe  altruizmin e tyre në ndihmë të njerëzve në nevojë.