Shqipëria aktuale në shifra, gjykimin pas këtyre shifrave bëjeni vetë!…

Shqipëria aktuale në shifra, gjykimin pas këtyre shifrave bëjeni vetë!…

Shumëçka duhet të dini rreth Shqipërisë mbi popullsinë, statistikat vitale, konsumin, kushtet e banimit, varfërisë, të ardhurave, pabarazisë, gjendjes shëndetësore, sistemit të drejtësisë, veprave penale kundër personit, arsimit, artit dhe kulturës, tregtisë së jashtme, punësimit dhe papunësisë për vitin 2021, i gjeni të përmbledhura sa më poshtë në 100 fakte:

 

1.Popullsia e Shqipërisë është 2,793,592 banorë, referuar të dhënave të Institutit të Statistikave për vitin 2021.

 

2- Gjatë një viti kanë lindur 27,2 mijë foshnje.

 

3- Nga Shqipëria janë larguar 42,048 mijë individë, si emigrantë.

 

4- Grupmosha 60-79 vjeç, zë 19,5% të popullsisë së Shqipërisë gjithsej.

 

5- Grupmosha 0-14 vjeç, zë 16,3% të popullsisë së Shqipërisë gjithsej.

 

6- Mosha mediane e popullsisë së Shqipërisë është 38,2 vjeç.

 

7- Jetëgjatësia e meshkujve në Shqipëri është 74,4 vjet dhe e femrave është 78,7 vjet.

 

8- Në Shqipëri, numri mesatar i fëmijëve për grua është 1,32.

 

9- Në vendin tonë, një burrë martohet mesatarisht në moshën 31,2 vjeç dhe një grua në moshën 27,7 vjeç.

 

10- Grupet e shpenzimeve për ushqime, pije alkoolike dhe duhan zënë 45,3% të peshës së buxhetit familjar të një familjeje shqiptare

 

11- Grupet e shpenzimeve për banesë, energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira e paguar dhe mobilim zënë 17,0 % të peshës së totalit të buxhetit të një familjeje shqiptare.

 

12- Shpenzimet për arsim, zënë 3,1% të buxhetit të një familjeje shqiptare.

 

13- 74,1% e familjeve shqiptare jetojnë në shtëpi private.

 

14- 51,6% e banesave të shqiptarëve kanë një sipërfaqe prej 51-90 metra katrorë.

 

15- Banesat me sipërfaqe 91 deri në 130 metra katrorë, zënë një peshë prej 35,8%

 

16- 93,7% e familjeve jetojnë në një banesë në pronësi të tyre, dhe vetëm 4,7 % jetojnë në banesa të marra me qira.

 

17- Në Shqipëri, 11,6 % e individët të grupmoshës 18-59 vjeç, jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët punësimi.

 

18- 21.8% eshte treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri.

 

19- 186,242 lekë në vit është kufiri në lekë i rrezikut për të qenë i varfër për një person në Shqipëri

 

20- Të ardhurat mesatare mujore të disponueshme për frymë të ekuivalentuara në Shqipëri janë 30,169 lekë.

 

21- Koefiçenti Gini në Shqipëri është vlerësuar 33,2 % dhe S80/S20 është vlerësuar 5,9 referuar të dhënavë të vitit 2020. Niveli i pabarazisë sipas shpërndarjes së të ardhurave matet nëpërmjet koefiçentit Gini dhe raportit të kuintileve.

 

22- Rreziku për përjashtim social në Shqipëri ose varfëri vlerësohet në 43,4 %.

 

23- Numri i vizitave në shërbimin parësor vlerësohet në 7,052,731 në vit.

 

24- Vaksinimi brenda vitit të parë të jetës sipas skemës kombëtare të vaksinimit në Shqipëri është 98,8% për Tuberkulozin, 95,8% për Tetanosin, Difterinë, Kollën e mirë, 99,3% për Hepatitin B, 97,8% për Haemophilus influenza, 89,2% për Fruthin, Rubeolën dhe Parotitin.

 

25- Numri i mjekëve në shërbimin parësor është 1,812 dhe numri i infermiereve 6,842.

 

26- 30,507 persona kanë ndërruar jetë gjatë 2021 në Shqipëri.

 

27- 97,3% e personave qe kanë ndërruar jetë gjatë një viti në Shqipëri, kanë pasur shkaqe natyrore, 1,8% kanë ndërruar jetë nga Aksidentet, 0,2% kanë ndërruar jetë nga vrasjet, 0,7% nga vetëvrasjet.

 

28- 228 është numri i vdekjeve foshnjore gjatë 2021 në Shqipëri.

 

29- 43,9% e shkaqeve të vdekjeve foshnjore në Shqipëri ka ardhur si pasojë e sëmundjeve që shfaqen në periudhën rreth lindjes.

 

30- 2,416 është numri i personave me aftësi të kufizuar në qëndrat e shërbimit të përkujdesit në Shqipëri.

 

31- 20,8% të personave personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri, i përkasin grupmoshës 0-18 vjeç.

 

32- 21% e individëve 16 vjeç e lart raportojnë se kanë nevoja të paplotësuara për ekzaminim ose trajtim dentar.

 

33- Në Shqipëri 82,8% e individëve 16 vjeç e lart deklarojnë se gjendja e tyre shëndetësore është shumë mirë ose mirë (viti 2020).

 

34- 63,5 mld lekë ishin shpenzimet publike në sektorin e shëndetësisë për vitin 2021, duke zënë një peshë prej 3,36% në PBB-në gjithsej.

 

35- 39,328 persona janë regjistruar nga policia si të dyshuar.

 

36- 10,096 është numri i personave të arrestuar nga policia në Shqipëri referuar të dhënave të vitit 2021.

 

37- Në Shqipëri janë regjistruar 16,196 persona të pandehur për vepra penale referuar të dhënave të vitit 2021.

 

38- 2,163 të dënuar me burg dhe 2,793 të paraburgosur ndodhen të burgosur në IEVP, referuar të dhënave të vitit 2021.

 

39- Në 10,000 banorë, 9 janë persona të dënuar me burg dhe afërsisht 12 janë persona të paraburgosur.

 

40- Janë regjistruar mesatarisht 44 persona të pandehur në ditë, referuar të dhënave të vitit 2021.

 

41- 6,095 është numri i veprave penale kundër personit në Shqipëri dhe 7,229 është numri i autorëve të dyshuar për vepra penale kundër personit.

 

42- Në Shqipëri, në një vit, janë shënuar 1,263 vepra penale krime kundër jetës, 2,193 vepra penale krime kundër shëndetit, 136 është numri i veprave penale krime seksuale, 157 vepra penale kundër lirisë së personit, 515 vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit dhe 1,784 vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes.

 

43- Në fillim të vitit shkollor 2020-2021 janë regjistruar gjithsej 577,869 nxënës, nga të cilët 72,384 në Kopshte, 278,138 në arsimin 9 vjeçar, 103,467 në arsimin e mesëm dhe 123,880 në arsimin e lartë.

 

44- Në arsimin publik, 12,8 është raporti nxënës për një mësues, në arsimin e mesëm, 16,1 nxënës për një mësues në arsimin fillor dhe 8,5 nxënës për një mësues në ciklin e arsimit 9 vjeçar.

 

45- 96,005 nxënës dhe studentë janë diplomuar në arsim gjatë 2020-2021, nga të cilët 32,179 nxënës në arsimin 9 vjeçar dhe 32,690 studentë në arsimin e lartë.

 

46- 21,592 e studenteve të diplomuara në arsimin e lartë në Shqipëri janë femra.

 

47- 30,0% ose më shumë se një e katërta e numrit të përgjithshëm të të diplomuarve në Shqipëri, në të gjitha programet, është në degën: Biznes, administrim dhe ligj.

 

48- Fusha e dytë më e preferuar nga meshkujt në Shqipëri është Inxhinieria, prodhimi dhe ndërtimi, me 18,9%, ndërsa për femrat fusha e dytë e preferuar është “Shëndet dhe mirëqenie” me 18,3%.

 

49- 58,4 miliardë lekë janë shpenzimet publike në sektorin e arsimit në Shqipëri për 2021, duke zënë një peshë prej 3,1% në PBB-në gjithsej dhe 9,8% të shpenzimeve publike.

 

50- 512 shfaqje dhe premiera kulturore janë organizuar gjatë 2021 në Shqipëri nga ku morën pjesë 38.091 spektatorë.

 

51- Numri mesatar i spektatorëve për shfaqje në Shqipëri është 74.

 

52- 423,565 vizitorë të huaj kanë vizituar muzetë, kalatë e monumentet e tjera në Shqipëri, referuar të dhënave të vitit 2021.

 

53- 36,2% e vizitorëve të huaj në Shqipëri preferojnë të vizitojnë kalatë dhe monumentet kulturore

54- 1,27% të shpenzimeve publike gjithsej për vitin 2021 janë shpenzimet në “Argëtim, Kulturë dhe Çështje Fetare” ose 0,40% kundrejt PBB-së gjithsej.

55- 60,9% e popullsisë 15-64 vjeç në Shqipëri kanë qënë të punësuar gjatë 2021, me 68,2 % të meshkujve të punësuar dhe 53,8% të femrave.

 

56- 44,3% dhe 33,8% e të punësuarve gjithsej në Shqipëri, në vitin 2021 janë në sektorin e shërbimeve dhe atë bujqësor dhe 21,9% në industri.

 

57- Në Shqipëri, femrat kanë 1,5 herë më shumë gjasa për të qenë punëtore pa pagesë në biznesin e familjes sesa meshkujt

 

58- Forcat e punës gjithsej në Shqipëri është 1.411.000 persona nga të cilët rreth 782.000 janë Meshkuj dhe 629.000 janë Femra

 

59- Shkalla e punësimit në Shqipëri është 60,9% nga të cilët rreth 68,2% janë Meshkuj dhe 53,8% janë Femra.

 

60- 24,5% e të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç, në Shqipëri, nuk janë as në marrdhënie punësimi e as duke vazhduar shkollën.

 

61- 11,5% është shkalla e papunësisë në Shqipëri për popullsinë e grupmoshës 15 vjeç e lart, nga ku 11,3% për meshkujt dhe 11,8% për femrat.

 

62- Konsumi final i popullatës, sipas treguesve të PBB, është 1,409,046(000,000)lekë.

 

63- Produkti i Brendshëm Bruto për frymë në Shqipëri, referuar të dhënave të vitit 2021, është 672,000 lekë ose 5.491 Euro.

 

64- Rritja vjetore e PBB (krahasuar me çmimet e vitit të mëparshëm) për 2021 ishte 8,54%.

 

65- Kontributin më të lartë në rritjen e PBB-së në Shqipëri e ka aktiviteti i ndërtimit me 1,74 pikë përqindje.

 

66- Grupet më të rëndësishme të mallrave që eksporton Shqipëria janë metale bazë dhe artikujt prej tyre, produktet minerale dhe tekstile dhe artikuj tekstile.

 

67- Grupet më të rëndësishme të mallrave që importon Shqipëria janë makineri e pajisje mekanike dhe elektrike dhe produktet minerale.

 

68- Referuar të dhënave të vitit 2021, Turqia ishte partneri i dytë kryesor përsa i përket volumit tregtar me rreth 7,8 % të gjithë tregtisë së mallrave.

 

69- Gjatë 2021, eksportet në Shqipëri janë fiksuar në 368,7 mld lekë dhe importet 800,7 mld lekë, duke rezultuar me një bilanc tregtar negativ prej (-431.9 mld lekë) ose 46,1% përqindje mbulimi mallra.

 

70- 12,5% e ndërmarrjeve qe shesin produkte/shërbime online kanë 10-49 të punësuar në Shqipëri. 16,2% e ndërmarrjeve që shesin produkte/shërbime online kanë 50-249 të punësuar dhe 23,5 % e ndërmarrjeve që shesin produkte/shërbime online kanë 250+ të punësuar.

 

71- 91,7% e popullsisë nga 16 – 74 vjeç në Shqipëri e përdorin internetin çdo ditë dhe 7,7% të paktën një herë në javë.

 

72- 98,3% e individëve të moshës 16 – 74 vjeç kryejnë thirrje, video thirrje përmes Skype, Viber, WhatsApp.

 

73- 21,4% e popullsisë së grupmoshës 16 – 74 vjeç kanë kryer blerje “online” në 12 muajt e fundit, nëpërmjet internetit.

 

74- Prodhimi në serra në Shqipëri zë 21,8% të prodhimit të perimeve gjithsej.

 

75- Në Shqipëri, prodhohen rreth 684,000 ton drithëra buke, 1,296,000 ton perime & bostanore, 254,900 ton patate, 25,800 ton fasule, 3,100 ton bimë industriale, 14,400 ton bimë aromatike, mjekësore dhe erëza gatimi, 5,400 ton luleshtrydhe dhe 7,171,000 ton foragjere të njoma.

 

76- Mandarina zë 65,4 % të prodhimit gjithsej të agrumeve në Shqipëri.

 

77- Në Shqipëri, prodhohen rreth 1,052,200 tonë qumësht, 150,400 ton Mish peshë e gjallë, 2,831,500 ton lesh, 861,000,000 vezë, 4.599 ton mjaltë.

 

78- Eshtë rritur me 24% ose 358,400 copë, numri i koshereve të bletëvë krahasuar me një vit më parë (2021).

 

79- Në një vit, në Shqipëri zihet rreth 18.503 ton peshk, referuar të dhenave të vitit 2021.

 

80- Në një vit, në Shqipëri menaxhohen 1,047,852 ton mbetje urbane dhe 93,259 ton mbetje inerte.

 

81- Sasia vjetore e mbetjeve të menaxhuara për banorë është 369 kg/banorë referuar të dhenave të vitit 2020.

 

82- Qarqet me nivelin më të lartë të mbetjeve në Shqipëri janë Tirana me 96,6%, ndjekur nga Fieri me 95,7% dhe Korça me 94,2% të mbetjeve totale.

 

83- Plazhet me cilësinë më të mirë të ujërave në Shqipëri rezultojnë plazhi i Dhërmiut, Himarës dhe Borshit, bazuar në vrojtimet e ekspertëve pranë stacioneve të monitorimit në plazhe.

 

84- 1,051,841 ha është sipërfaqja e mbuluar më pyje në Shqipëri, me një vëllim të përgjithshëm të lëndës drusore prej 54.846/000 m³.

 

85- Në Shqipëri, 51,55,000 m3 janë sipërfaqe pyjesh publikë dhe 3,294,000 janë pyje private.

 

86- Deri në 45 metra arrin thellësia në zonën e mbrojtur “Syri I kaltër”, i kategorisë monument natyre.

 

87- Në Shqipëri, janë 776 zona të mbrojtura me një sipërfaqe të përgjithshme prej 523.831 hektarë, prej të cilave 2 rezerva natyrore shkencore, 14 parqe kombëtare, 725 monumente natyre, 25 rezerva natyrore të menaxhuara, 6 peisazhe të mbrojtura (tokë, det, ujë) dhe 4 rezerva të burimeve të mbrojtura.

 

88- Në një vit në Shqipëri janë kryer 26,334 fluturime ajrore nga 20 shoqëri ajrore (2021).

 

89- Sipas linjave detare, ajrore dhe hekurudhore në Shqipëri, 76,8% e numrit të pasagjerëve zgjedhin ajrin për të udhëtuar, 22,6% udhëtojnë me linja detare dhe 0,6% udhëtojnë me linja hekurudhore.

 

90- 5,7 milionë shtetas të huaj hyjnë në Shqipëri në një vit dhe 4,2 milionë shtetas shqiptarë dalin nga vendi, referuar të dhënave të vitit 2021.

 

91- 83,7% e shtetasve të huaj që hyjnë në Shqipëri në një vit janë nga rajoni i Europës Jugore dhe 7,0% nga Europa Qëndrore, 5,7% nga Europa Perëndimore 2,5% nga Europa Veriore dhe 1,1 % nga Europa Lindore.

 

92- Hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi zënë 61,9% të hyrjeve të shtetasve të huaj gjithsej, referuar të dhënve të 2021.

 

93- Në Shqipëri, gjatë një viti kanë hyrë 3,147 shtetas nga Afrika 115,833 shtetas nga Amerika 7,968 shtetas nga Azia Lindore dhe Paqësori 36,959 shtetas nga Lindja e Mesme 20,998 shtetas nga Azia e Jugut, referuar të dhënave të vitit 2021.

 

94- Në Shqipëri numërohen rreth 1,457 struktura akomoduese ku përfshihen hotele, akomodime për pushime apo akomodime kolektive dhe hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi, nga ku janë 41,019 dhoma dhe 98,367 shtretër.

 

95- Kohëzgjatja mesatare e qëndrimit të vizitorëve në strukturat akomoduese (hotele, akomodime për pushime apo akomodime kolektive dhe hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi) është 2,6 netë.

 

96- Në Shqipëri, gjatë muajit Gusht mund të akomodohen maksimalisht vizitorë në 1.817.370 shtretër dhe 762.358 dhoma (kapaciteti maksimal).

 

97- Destinacionet më të preferuara për udhëtime për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç, janë në qarqet Tiranë (26,3%), Vlorë (16,1%), Durrës (14,0%) dhe Korçë (8,9%).

 

98- 28,0% e udhëtimeve të kryera në Shqipëri kanë si vend nisjeje qarkun e Tiranës, 11,2% qarkun e Elbasanit, 9,2% qarkun e Vlorës dhe 9,1% qarkun e Shkodrës.

 

99- Në një vit kryhen 3,212,076 udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë) të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç.

 

100- 12.8% e udhëtimeve që kryen për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë) të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ndodhin gjatë muajit Janar, 8.1% gjatë muajit Shkurt, 4.2% gjatë muajit Mars, 1,5% gjatë muajit Prill, 4,5% gjatë muajit Maj, 12,1% gjatë muajit Qershor, 9,9% gjatë muajit Korrik, 17% gjatë muajit Gusht, 4,5% gjatë muajit Shtator, 6% gjatë muajit Tetor, 7,9% gjatë muajit Nëntor dhe 11,4% gjatë muajit Dhjetor.

 

 

Shënim: Të dhënat e sipërpërmendura, bazohen në publikimet zyrtare të kryera nga Institutit të Statistikave të Shqipërisë(INSTAT), kryesisht gjatë vitit 2021 dhe pjesërisht gjatë vitit 2020./scan