Halit Kamberi, mjeku i parë në historinë e shëndetësisë së Skraparit
Nevruz Gërxhani
Është tentuar të shkruhet edhe më parë për historinë e shëndetësisë të rrethit të Skraparit, por saktësisht nuk është gjetur kur dhe kush ka qenë mjeku i parë. Kjo, jo se kanë munguar dokumentet, por sepse ato nuk janë shfrytzuar sa duhet.
Duke qenë i angazhuar për të shkruar një histori sa më të plotë të shëndetësisë së rrethit, kam studiuar dokumente të shumta arkivore, libra dhe buletine të historisë së mjekësisë shqiptare të të gjitha periudha ve të zhvillimit të saj për kohën e fillimit të dhe më pas zhvillimit të saj në rrethin e Skraparit.
Të gjitha dokumentet e hulumtuara vërtetojnë se, në dallim nga shumë rrethe të tjerë të Shqipërisë, në Skrapar nuk ka patur mjekë, farmacistë, dentistë, mamai dhe infermierë, privat apo shtetërorë, deri në fillim të vitit 1925.
Mjeku i parë në rrethin tonë i emëruar më 5 maj 1925 me vendim të Ministrisë së Brendshme, ka qenë doktor Halit Kamberi.
Sipas profesor Fejzi Hoxhës në librin e tij “Njoftime historike të zhvillimit të mjekësisë shqiptare”, faqe 204, dr. Halit Kamberi ka lindur në lagjen Palorto të Gjirokastrës më 1886. Mbas mbarimit të arsimit të mesëm, është dërguar për të vazhduar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Stambollit në Turqi, dhe e ka mbaruar atë në vitin 2010.
Punën si mjek internist e nisi në Vlorë, më pas u emërua, në Tepelenë dhe më pas akoma, u caktua i pari mjek qeveritar në Skraparin e asaj kohe, në një terren të panjohur dhe tepër të izoluar; i vetm, i pashoqëruar nga ndonjë punonjës tjetër ndihmës si, infermier, mami, farmacist etj.
Në këto kushte ishte i dëtyruar t’u përgjigjej të gjitha llojeve dhe niveleve të manipulimeve mjekësore, duke filluar nga më të thjeshtat e deri te më të vështirat. Të gjitha këto e kufizuan shtrirjen e tij në gjerësi. Ai gjithmonë ishte në pritje të ardhjes stë të sëmurëve në një nga zyrat e pakta që ishte vënë në dispozicion në Çorovodë, qëndër e nënprefekturës së Skrapariit.
Megjithëse në këto rrethana, në një krahinë, siç shkruhet në të gjitha dokumentet ekohës, krejtësisht të prapambetur, me vështirësi të mëdha ekonomike, me një rrojtje shumë të keqe të popullsisë, mjaft prej të cilëve dëgjonin fjalën mjek dhe shihnin praktikisht punën e tij për herë të parë, ai vuri në dispozicion të banorëve dijet mjekësore, përkushtimin dhe humanizmin njerëzor që janë evidentuar në statistikat mjekësore të atyre viteve.
Në vitin 1925, nëpërmjet tij krijohet e para korrespondencë mjeksore me Drejtorinë e Përgjithshme të Shëndetësisë në Tiranë. Statistika e këtij viti, që i është dërguar kësaj drejtorie e firmosur prej tij, tregon se në ambulancën qeveritare të Çorovodës janë vizituar gjithëej: 321 të sëmurë, prej së cilëve 45 me sëmundjen e malarjes, 3 me sifiliz, 8 me tuberkuloz dhe 265 me sëmundje të ndryshme. Ka administruar 2 kg kininë që qeveria e kohës i kishte vënë në dispozicion të tij për mjekimin e të sëmurëve malarikë të rrethit, si dhe ka aplikuar 1500 vaksinime për lijën.
Në vitin 1926, sipas dokumente ve arkovore, të vizituar dhe mjekuar në ambulancën e mjekut qeveritar të Skraparit, Halit Kaberi, kanë qenë: 136 të sëmurë gjithësej, prejt të cilëve, 20 me malarje, 10 me sifiliz, 1 me tuberkuloz dhe 105 me sëmundje të ndryshme. Janë bërë 2000 vaksinime kundra lijës, nga lijëshënues i veçantë, por nën drejtimin e mjekut, si dhe janë vënë në dispozicion të mjekut 2 kg kininë për malarikët.
Gjatë vitit 1927 në ambulancën e Çorovodës janë vizituar 99 të sëmurë, nga të cilët me malarje 26, me tuberkuloz 3 dhe me sëmundje të ndryshme 70. Po Brenda këtij viti ka vizituar 14 të sëmurë me sëmundjen ngjitëse të rubeolës, për të cilën ka bërë edhe deklarim të detyrueshëm në organet eprore shëndetësore. Ai gjithashtu ka administruar një kg kininë, këtë vit iu dha në administrim nënprefekturës për nxënësit e internatit të Vërzhezhës të sëmurë me malarje.
Më 17 maj 1927 doktor Kamberi ka dërguar një relacion në Drejtorinë e Përgjithshme të Shëndetësisë në Tiranë, ku informon se ka vajtur te nxënësit e internatit në Vërzhezhë për të vizituar disa të sëmurë dhe për të kontrolluar lokalin higjienikisht.
Dr. Halit Kamberi raporton edhe për lindjet e vdekjet. Ja sikanë qennë ato: në 6-mujorin e parë të vitit 1927 ato kanë qenë shumë të ulëta, 120 gjithësej dhe vdekjet shumë të larta, 55 gjithësej, pra siç shihet, në dy lindje ka një vdekje.
Aktiviteti mjekësor i kryer në këto tre vjet, kuptohet, nuk ka zgjidhur të gjitha problemet mjekësore të krahinës, por, sidoqoftë ka zbutur diçka dhe për këtë populli i Skraparit i ka qenë mirënjohës Halit Kamberit.
Sipas buletineve mjekësore del se ai më 15.9.1927, transferohet në krahinën e Mallakastrës. Ai punoi këtu deri sa vdiq në moshë të re, 48-vjeçare, në vitin 1934.
Mbas kësaj periudhe Skrapari mbeti pa mjek për dy vjet me radhë, deri sa u dërgua një tjetër mjek, edhe ky gjirokastrit. Sidoqoftë dr. Halit Kamberi ishte “dallandyshja” e parë, që hodhi themelet e mjekësisë së vërtetë shkencore në rrethin tonë.
Me emrin e tij nis një histori…