Përkujtohet 78-vjetori i i formimit të Brigadës së 16 – Sulmuese në Therepel të Skraparit

Përkujtohet 78-vjetori i i formimit të Brigadës së 16 – Sulmuese në Therepel të Skraparit

 

Sot mbushen plot 78 vjet nga formimi i Brigadës së 16-të Sulmuese, e cila u krijua më  20 gusht 1944 me luftëtarët e një batalioni të Beratit, dy batalione të Mallakastrës dhe me një çetë vullnetare të Lushnjes me rreth 465 luftëtarë të organizuar në tre batalione. Për një kohë fare të shkurtër numri i luftëtarëve u dyfishua.

 

Brigada pati këtë inkursion luftarak:

 

Në ditët e fundit të muajit gusht 1944 forcat e saj organizuan një varg pritash kundër autokolonave armike në rrugën Berat-Lushnje. Me 2 shtator ato sulmuan nazistët gjermanë në Mbrostar dhe, pasi i shpartalluan, dogjën pesë depo me municion e material tjetër usshtarak. Gjatë luftimeve këtu u zunë qindra pushkë, dhjetra mitralozë e municion i shumtë dhe radhët e brigadës u shtuan me qindra bij e bija të Myzeqesë.

 

 

Më 8 shtator 1944, një batalion i brigadës goditi një autokolonë prej 15 maqinash me nazistë gjermanë në rrugën Fier-Lushnjë.

 

 

Me 13 shtator 1944 brigada sulmoi në befasi nazistët gjermanë brenda në aytetin e Fierit dhe preu rrugën Lushnjë-Fier-Vlorë. Pasi u shkaktoi dëme të mëdha armiqve, ajo u tërhoq në fshatrat për rreth Fierit.

 

 

Prej kësaj kohe dhe deri në dyjavëshin e parë të tetorit ‘’44, forcat e Brigadës 16-të Sulumese, të vendosura në pozicione luftimi gjatë rrugës Fier-Vlorë, Fier-Lushnje dhe Berat-Lushnje goditën pa rreshtur kolonat gjermane në tërheqje.

 

 

 

Me 15 Tetor 1944 forcat e Brigadës 16-të Sulmuese çliruan Fierin, ndërsa më 20 Tetor një pjesë e tyre ndihmoi Brigadën e 8-të për çlirimin e Lushnjës. Armiku la mbi 100 të vrarë, shumë të plagosur dhe materiale luftarake. Ne humbëm 56 partizanë trima.

 

 

Lavdi të rënëve! Lavdi edhe atyre që vdiqën në liri po me ato ideale të Luftës!