Ndahet nga jeta Ganimet Vëndresha, themeluese e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe shkollës së Baletit në Tiranë
Zylyftar Hoxha
Jo më shumë se para një jave, “Orakujt e Tomorrit”, me rastin e 88-vjetorit të lindjesë së artistes së madhe, botoi shkrimin me titull: “Ganimet Vëndresha, dallandyshja e parë e Baletit Shqiptar dhe patologjia jonë e harresës”.
Ndërsa sot, fatkeqësisht, na duhet njoftojmë vdekjen e saj.
Ka mbyllur sytë sot, në moshën 88 – vjeçare, një ndër dallëndyshet e para të Baletit Shqiptar, themeluese e Teatrit të Operas dhe Baletit në Shqipëri dhe shkollës së Baletit në Tiranë, Lauratja e Çmimit të Republikës, Aristja e Merituar, Ganimet Vëndresha.
Homazhet bëhen nesër, ditën e premte, nga ora 10:00 deri në 12:00 në Teatrin e Operas dhe Baletit. Ndërsa varrimi bëhet në orën 13:00 në varrezat e Tufinës.
Ndarja nga jeta e Ganimet Vëndreshës është një humbje e madhe për artin shqiptar. Orakujt e Tomorrit i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të saj.
Po risiellim me këtë rast shkrimin e botuar para një jave:
Ganimet Vëndresha, dallandyshja e parë e Baletit Shqiptar dhe patologjia jonë e harresës
Ganimet Vëndresha ishte me origjinë nga Skrapari, e bija e Daut Shehut nga Vëndresha, i martuar me Hatixhenë, një turkeshë, e cila u përshtat shpejt më jetën shqiptare dhe me të cilën solli në jetë katër fëmijë.
Dauti ishte i shkolluar dhe në fund të viteve ’20 të shekullit të kaluar, u vendos në Tiranë, ku punoi si nëpunës, financier.
Ganimeti ka lindur në Tiranë në vitin 1934.
Në vitet 1948 – 1950 merr pjesë në grupet artistike të kohës, në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve si kërcimtare. Vazhdoi Liceun për pjano, por përfundoi te kërcimi.
Mori pjesë në turneun ndërkombëtar “Vallëzimi i i Popujve” në disa venede të Europës, ku ra në sy talenti i saj. Pas një shfaqjeje në Rumani, gjashtë valltare fituan të drejtën për të vazhduar studimet në Moskë, në shkollën koreografike paranë të famshmit “Balshoi Teatër”, sot Akademi.
Bashkë me të tjerët, Ganimeti u nis për studime. Mes të cilëve ishte edhe njeriu me të cilin ajo do të lidhte jetën, Xhemil Simishiu.
Diplomën në Moskë i a ka firmosur Sergejevna Uljanov, një figurë botërore e baletit rus. Ishte një kënaqësi e madhe të merrje një autograf nga ajo, dhe jo të firmoste aftësitë.
Kaluan gjashtë vjet atje. Kur redhi në Tiranë filloi punë te po ai ansambël që e nisi në Moskë dhe drejt suksesit. Kishte njohuri të plota, ishte një profesioniste e vërtetë dhe veç skenës, u bë edhe një mësuese baleti.
Bëhet nismëtare e çeljes së shkollës së parë të baletit dhe të koreografisë shqiptare së bashku me emra të tjerë të artit dhe të skenës. Ndër profesorët e parë të kësaj shkolle ishin edhe çifti Xhemil Simixhi dhe Ganimet Vëndresha.
Që në vitin 1958, ajo luan rolin e solistes së parë në baletin shqiptar.
Çasti më kulmor i jetës së saj dhe që i dha emër dhe famë, ishte baleti “Halili dhe Hajria”, ku çifti ieal në jetë, Xhemil-Ganimet shkëlqeu dhe mori vlerësim maksimal nga specialistët e artit.
Në vitin 1965, Ganimeti mori Çmimin e Republikës dhe më vonë titullin “Artiste e Merituar”.
Ka luajtur:
Kur ishte studente në baletin “Liqeni i Mjelmave”, “Arrëthyesi”, “Bukuroshja e fjetur”
Në vitin 1956, në operan “Traviata”
1957, në baletin “Kujdesi i kotë”
1957, “Romeo dhe Zhuleta”
1958, “Zarema e Humbur”
1959, “Lola”
1960, “Fadeta”
1961, “Xhizel”
1962, “Laurencia”
1963, “Shehrazade” dhe “Halili dhe Hajria”
1964, “Petaj dhe ujku” dhe “Dalina”
1965, “Reganin”
1966, “Detashmenti i kuq”