Tomorr  Laze: A e dini ç’do të thotë të kesh Tomorrin në sy?!…

Tomorr  Laze: A e dini ç’do të thotë të kesh Tomorrin në sy?!…

Tomorr Laze

Tomorri ëshë një mal simbol i qendresës shqiptare, një mal simbol shenjtërie fetare. E quaj fat që kam lindur nën hijen e këtij mali mitik.

 

Kur je mësuar me të, është vështirë të largohesh prej tij, po ashtu është e vështirë të mësohesh pa hijen e tij, pa magjinë e tij.

 

Pas vieteve ’90, kur erdha me banim  në Durrës, e ndjeva mungesën e madhështisë së këtij mali. Kur them e ndjeva, e ndjeva thellë.

 

Se nuk e dija që Tomorri dukej nga Durrësi.

 

Pasi kisha hedhur brezin e parë të shtëpive në kodrat e Durrësit, ku është shumica e skraparllinjve, befas, në juglindje, në horizont mu shfaq befasishëm madhështore Çuka Partizan e Tomorrit!…

 

Nuk besova. Fshiva sytë, ishte vëtetë ajo, e lartë dhe krenare!…

 

Tani e shikoj nga ballkoni jo çdo ditë, por kur është kohë e mirë, por e shikoj e jetoj me të.

 

E ndjej nevojën e tij pranë, veç shumë të tjerave, edhe sepse kam emrin e tij.

 

…Por, a e dini se ç’do të thotë të kesh Tomorrin në sy, në zemër, në shpirt dhe në trup (emrin) siç e kam unë?! Do të thotë të kesh tërë botën në prehrë!