In Memoriam / Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu dhe një foto e rrallë…

In Memoriam / Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu dhe një foto e rrallë…

Zylyftar Hoxha

 

E risjell këtë foto, të cilën e kam shkrepur katër vjet më parë, në mëngjesin e 11 tetorit 2018, kur poeti Xhevahir Spahiu i afrohet shtyllës ku ishte vendosur lajmi i vdekjes së mikut të tij, poetit të njohur Fatos Arapi, dhe u shkreh në lot, për një arsye që më ka bërë shpesh herë të mendohem:

 

Ata rrinin thuajse çdo ditë bashkë në kafe “Europa”, në një miqësi dhe simbiozë të çuditshme, me një dashuri me zënka, grindje dhe polemika pa fund, shpesh edhe me zë të lartë, që shqetësonin klientët për rreth…por asnjëherë të zemëruar me njeri-tjetri n!

 

Miqësia e tyre ishte proverbiale që njihej dhe dihej nga rrethet intelektuale të Tiranës të asaj kohe.

 

Jetë dhe shëndet Xhevahirit!

Paqe e qetësi Parajse poetit të madh dhe të papërsëritshëm Fatos Arapi!