Milika Jaho, vlerat e një figure të respektuar publike, që u shfaqën kur Berati pati shumë nevojë për to
Ajet Nallbani
Milika Jaho kreu detyrën si kryetare bashkie për Beratin në vitet 1996 – 2000. Ishte rasti të dëshmonte talent, guxim dhe aftësi organizative, duke përballuar situatat e vështira që solli viti i mbrapsht 1997. Historikisht ishte e para grua në këtë post në Berat.
Lindi më 16 tetor 1942 në lagjen Vakëf të Beratit.
Pas mbarimit të gjmnazit, i del e drejta e studimit për arkitekturë në Gjermani, ku përfundon vetëm vitin e gjuhës.
Në vitin 1965 mbaron Universitetin e Tiranës në degën gjuhë shqipe-letërsi. Në dy vitet e fundit specializohet për pedagogji-psikologji.
Pas mbarimit të universitetit emërohet mësuese në shkollën pedagogjike të Beratit, ku punon dy vjet. Meqë familja iu internua në Lapardha për probleme politike, emërohet mësuese gjuhe në shkollën 8-vjeçare Lapardha.
Për vite me radhë, të shtunave pasdite dhe të dielave, ka dhënë lëndën e pedagogjisë e të psikologjisë për mësuesit që vazhdonin shkollën e mesme pa shkëputje nga puna.
Ka marrë pjesë në kurset për përgatitjen e mësuesve të rinj dhe në atestimet e mësuesve për efekt kualifikimi.
Deri në vitin 1991 ka punuar si mësuese gjuhe në Lapardha e Dushnik.
Në vitin 1991 emërohet në Berat drejtore në shkollën “Mangalem”. Më vonë punon në drejtorinë arsimore.
Mori pjesë në lëvizjen demokratike.
Mban titullin e lartë “Mësuese e Popullit”.
Shënim:
Ky material është marrë nga faqja e Facebook-ut të Ajet Nallbanit