KëndVështrim: Bregu i Kishës në Sharovë
Kjo kodër e bukur konike, e gjelbëruar nga të gjitha anët me ullinj, shegë dhe hurma, ndodhet në fund të fshatit Sharovë, jo më shumë se dy kilometra larg qytetit të Çorovodës.
Quhet Bregu i Kishës dhe ngrihet menjëherë mbi shkëmbinjtë thikë të Varishtit, vazhdim i Kanioneve të Osumit.
Në periudhën e socializmit kjo kodër u tarracua, u mboll me pemë frutore dhe u bë akoma më tërheqëse dhe më panoramike për syrin e vizitorëve që kalonin aty pari.
Në majë të saj sot është një shesh me një sipërfaqe 200-250 metra katror me shenja rrënojash, gurë dhe qeramidhe.
Sipas arkeologut Luftim Ylli, i cili në vitet ’70 të shekullit të kaluar ka bërë aty gërmime sipërfaqësore, në këtë vend ka qenë një kishë e periudhës bizantine, por, përsëri sipas tij, po të bëheshin gërmime më të thelluara, ka mundësi të gjenden elementë arkeologjik të një vend ikulti pagan. Pasi në atë kohë këto lloj kodrash me këto lloj formash konike, si një tumë e madhe, frekuentoheshin shumë për lutje e falje.
Në vitet ’80, kur përfundoi ndërtimi i Verorit u përfol se në majë të kodrës, do të ndërtohej aty një lokal nga Ndërmarrja Tregtare Shtetërore e rrethit. U bënë edhe një projekt nga një grup specilastësh, por që ngeli në letër. Me sa duket u quajt luks, dhe vërtet luks ishte për atë kohë, ndaj nuk u çelen fonde kurrë.
Gjithësesi Kodra e Kishës, edhe ashtu siç është, i shkon shumë për shtat dhe ka vendin e saj të veçantë të gjithë ansamblit natyror të kësaj pjese të luginës së Osumit. (Z. Hoxha)
Kopertina foto-kredit: Çorovodaonline