110 – vjetori i Pavarësisë / Ku ishin dhe çfarë bënin skraparllinjtë në prag të Shpalljes së Pavarësisë

110 – vjetori i Pavarësisë / Ku ishin dhe çfarë bënin skraparllinjtë në prag të Shpalljes së Pavarësisë

Shkëndiat e para territoriale, politike, ideologjike, ekonomike e sociale për shkëputje dhe për liri e pavarësi nga zgjedha 500-vjeçare otomane kishte lindur që në lidhjen e Prizrenit në vitin 1878, por në fillimshekulin e 20-të, kryesisht në vitet 1905-1908 dhe më pas në vitet 1911-1912 u shtuan përpjekjet në të gjitha fushat, si në atë të arsimit, të gjuhës shqipe e të shkollave, por edhe në atë me armë, në kryengritjen e armatosur nëpërmjet çetave për liri i pavarësi.

 

 

Historia e asj periudhe flet për për përpjekje të ashpra midis çetave patriotike dhe forcave turke. Kështu përmendet përplasja e çetës së Ali Farmaqit në 1911 me turqit në Pagri, ku mbetën të vrarë 12 xhandarë, apo beteja e Orman Çiflikut në Korçë, ku luftuan çetat e Lace Backës, Qamil Panaritit dhe Bajazit Rehovës.

 

 

Në verën e vitit 1911 në Skrapar vepronte Komitetit Shqiptar, i cili koordinonte veprimet e çetave dhe i bashkonte ato. Ky komitet përbëhej nga Hasan Koprëncak, Muço Kapinova, Selim Qulli, Asllan Guda (Vëseshta), Sina Leshnja, Shemsi Hajro, Sabro Kallajxhu,

Jaçe Gjergjova dhe Dule Koprëncka.

 

 

Ngjarjet në veri të Shqipërisë ndikuan në organizimin e forcave kryengritëse në Toskëri. Fundi i vitit 1911 shënon një zhvillim të ri në lëvizjen kombëtare. Promotorë të saj bëhen figura të tilla si Ismail Qemali, Luigj Kurakuqi, Hasan Prishtina, të cilët ishin deputetë në parlamentin turk.

Pas mosvarrëveshjeve dhe keqkuptimeve me Xhoturqit (Turqit e rinj), situata politike u acarua dhe në Shqipëri u rrit numri i çetave të armatosura.

 

 

Vetëm në krahinën e Korçës dhe përqark saj në këtë kohë vepronin një numër çetash si çeta e Sali Butkës, Ali Farmaqit, Riza Kodhelit, Lace Backës, Servet Zaloshnjes, Laver Lubonjës, Muharrem Rushitit, Alo Mollasit etj.

 

 

Por në Skrapar ishin gati edhe shumë çeta të tjera si në Vëndreshë, Kapinovë, Spatharë, Radësh, Prishtë, Rovicë etj. Një formë tjetër e përgatitjes për përgatitjen e kryengritjes së përgjithshme ishte ajo e dezertimeve masive të të ushtarëve dhe oficerëve shqiptarë nga ushtria turke.

 

 

Në pranverë të vitit 1912 krahina e Skraparit dhe e Tomorricës kishin sigurar një burrë për të armatosur për çdo shtëpi. Në një grumbullim në Çorovodë u vendos koordinimi i veprimeve me të gjitha krahinat e Shqipërsisë. Më pas krerët e e çetave të Skraparit bënë një takim tjetër në teqenë e Backës, ku vendosën të grumbullonin forca. Pas kësaj thirrjeje u ngritën në këmbë mbi 400 luftëtarë, të cilët u mblodhën në Qafë të Kulmakut.

 

 

Njëkohësisht Komiteti i Skraparit filloi lëvizjen për t’u lidhur me krahina të tjera., duke dërguar përfaqësuesit e vetë në mbledhjen e Cakranit të qershorit të vitit 1912, ku muarën pjesë parësia e Vlorës, Beratit, Mallakastrës e Skraparit.

 

 

Një muaj më vonë, në korrik 1912 krerët e udhëheqjes së Shqipërisë së Jugut u mblodhën në Kuvendin e Sinjës së Beratit, në të cilin u dha përkrahja e Memorandumit të Grecës dhe u hartua një Memorandum tjetër me 12 pika, që iu dërgua qeverisë turke dhe Fuqive të Mëdha.

 

 

Ndërkohë çetat kryengritëse u shpërndanë në zonat ku vepronin. Më 12 nëntor 1912 Ismail Qemali njofton me telegram se më 25 nëntor të ishin zgjedhur përfaqësuesit e të gjitha krahinave  për Kuvendin Kombëtar të Vlorës.

 

 

Në Kuvendin e Vlorës mori pjesë si delegat i Skraparit, patrioti Xhelal Bej Kprëncak, kurse populli i Tomorricës, nga që delegatët nuk mbërritën dot në kohë, me një telegram autorizuan vetë Ismail Qemalin që t’i përfaqësonte.

 

 

Xhelal Bej Koprënca është nënëshkrues i Aktit të Pavarësisë krahas 37 delegatëve të tjerë. Ai gjithashtu u zgjodh në Pleqësinë e Vlorës, që ishte Kuvendi që do të kontrollonte Qeverinë. Ky kuvend përbëhej prej 18 anëtarësh.

 

 

Kabineti qeveritar kishte si kryetar Ismail Bej Qemalin dhe nëntë ministra. Xhelai u ngarkua me xhandarmërinë, por rreziku grek ndaj territoreve të Qeverisë së Vlorës, bëri që Ismail Qemali ta ngarkojë me detyrën e grumbullimit të forcave për t’i bërë ballë grekut në kufijtë Korçë, Skrapar dhe Përmet. Ka një korrespondencë të vazhdueshme me telegrame mes tij dhe Ismail Qemalit në këtë kohë.