110 – vjetori i Pavarësisë / Si dhe pse u bë Ismail Qemali, përfaqësues i Gramshit dhe Tomorricës në Kuvendin e Vlorës

110 – vjetori i Pavarësisë / Si dhe pse u bë Ismail Qemali, përfaqësues i Gramshit dhe Tomorricës në Kuvendin e Vlorës

Siç dihen dhe njihen vështirësitë e kohës, delegatët e shpalljes së Pavarësisë, një pjesë u zgjodhën nga përfaqësuses të krahinave, si Berati, Elbasani, Durrësi një pjesë tjetër u zgjodhën nga  shoqatat atdhetare jashtë vendit, siç erdhën të organizuar nga Rumania, ndërsa  një pjesë tjetër u thirr personalisht nga vetë Ismail Qemali, që ishin miq ose të njohur të tij.

 

Përfaqësuesi i Skraparit, Xhelal Koprëncka bën pjesë tek këta të fundt. Ai ishte oficer në Janinë, kur i erdhi telegrami prekës, ku i Ismail Qemali i kërkonte ndihmë për të marrë pjesë në Kuvendin e Vlorës si përfaqësues i Skraparit.

 

Ndërsa Tomorrica, duhet të kemi parasysh kohën, nuk ishte pjesë e Skraparit, por varej nga Elbasani në atë periudhë.

 

Aqif Pashë Elbasani, një figurë e njohur dhe shumë e rëndëishme, zgjodhi përfaqësues të krahinave si delegatë për në Vlorë. Ndërsa delegatët e Elbasanit mundën të shkonin në Vlorë nëpërmjet një rruge tjetër, delegatët e Gramshit dhe të Tomorricës ndoqën rrugën për në Berat, gjatë së cilës, për shkak të motit të keq, u vonuan dhe nuk patën mundësi të mbërrinin në Vlorë në ditën e caktuar.

 

Duke ditur përgjegjësinë dhe misionin që kishin marrë përsipër, nga Berati ata i dejtuan një telegram Ismail Bej Qemalit, ku kërkohej që në pamundësi të të përfaqësimit të tyre, aurorizonin Ismail Qemalin për t’i përfaqësuar në Kuvend.

 

Në procesverbalin e mbledhjes së dytë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, datë 30 nëntor, shkruhet se Ismail  Qemali njofton kuvendin për vendimin që kishin marrë përfaqësuesit e Gramshit dhe Tomorricës dhe se ai e priti me kënaqësi këtë propozim për dy arsye, e para, se ai kishte qenë dikur, kur ishte në Parlamentin Turk, përqaqëues i kësaj krahine dhe se, me këtë rast do të plotësonte dëshirën e përfaqësusesve të popullit të këtyre dy krahinave.  Dhe kuvendi vendosi që Ismail Beu të ishte edhe përfaqëuse i këtyre dy krahinave.