Duke nderuar Xhelal Koprënckën, firmëtarin e Pavarësisë, nderohet historia  

Duke nderuar Xhelal Koprënckën, firmëtarin e Pavarësisë, nderohet historia  

Kjo foto me në sfond portretin e firmëtarit të Pavarësisë, Xhelal Bej Koprëncka, është bërë në një veprimtari të kremtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë.

 

Në të është vajza e Samiut, Lilija dhe nipi, djali i vajzës së saj (Mimozës), Sidriti, që jetojnë e banojnë në Shkodër.

 

Sa mirë do të ishte që një veprimtari e tillë të organizohej në Skrapar, ku të ftoheshin pasardhësit e vetëm të kësaj familjeje të madhe atdhetare.

 

Sa mirë do të ishte që portreti i tij të vendosej në vëndin që i takon, në stendën e Rilindjes të muzeut Historik të Skraparit.

 

Sa mirë do të ishte që dikush të kujtohet, të të gjejë ku janë pasardhësit e Xhelal Koprënckës dhe të bashkëpunojë e të organizojë një ceremoni me ta me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë Shpalljes së Pavarësisë.

 

Mimoza Kraja, stërmbesa e Xhelal Koprënckës

 

Sa mirë do të ishte që të mbahej një qëndrim më normal, më njerëzor, por edhe më patriotik karshi figurës së Xhelal Koprënckës, të vetmit përfaqësuses nga Skrapari në Shpalljen e Pavarësisë, duke hedhur tej paragjykimet dhe reminishencat përçarëse të së kaluarës!

 

 

Sa mirë akoma do të ishte që t’i gjendeshin eshtrat, se eshtrat ndodhen në Skrapar, në Gostënckë, e t’i vendoseshin atje ku duhen dhe ku kanë vendin; të nderohej me simbole dhe emërtime rruge, institucionesh me emrin e tij në qytetin e Çorovodës, pasi, veç veprimtarisë atdhetare, një pjesë e mirë ku është ngritur qyteti, si Varrezat e Dëshmorëve, Materiteti i Vjetër, Vilat dhe ku është sot fusha e sportit, ka qenë pronë e familjes së tij.

 

 

 

Duke nderuar Xhelal Koprënkën, firmëtarin e Pvarësisë, nderohet historia, pse jo edhe ata që e nderojnë! (Orakujt e Tomorrit)