Potomi i Skraparit para 600 vjetëve, sipas regjistrave Osmanë

Potomi i Skraparit para 600 vjetëve, sipas regjistrave Osmanë

 

Sipas defterit (osman) të regjistrimit të Përmetit dhe Korçës, i vitit 143, faqe 19 dhe 47 (përkthyer nga Vexhi Buharaja), botuar në vitin 2018, nga Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, mësojmë se:

 

 

Fshati Potom (në tekstin origjinal thuhet: Pot – Hon) – i cili varet nga Korça, iu dha si shtesë nga tahvili (transferimi i timarit) Hizir Beut, Subash i Skraparit dhe ka: vreshta 3, mana 28, drunj frutorë 20, shtëpi 50, vejushë 1, beqarë 5, dhe të ardhura 3522 akçe.

 

 

Aktualisht ky fshat, bashkë me fshatin Panarit (të Korçës), iu dhanë Orhanlu Jusufit…( më pas) iu dha Tugun Beut…Në kohën e tanishme, gjysma e këtij fshati (Potomit) iu caktua djemëve të Vilkut, Karagjozit dhe Pavlit…Ky fshat është në dorën e djalit të Vilkut, Karagjozit, por Karagjozi me vullnetin e vet, 16 shtëpi të këtij fshati ia dha si shtesë Andreas, birit të Gjin Muzakës.

 

 

Edhe fshati Panarit varet nga Korça, iu dha si shtesë nga transferimi, Hizir Beut, Subashi i Skraparit; me shtëpi 65, vejusha 4, beqarë 7, dhe të ardhura 4150 akçe. Në kohën e tanishme, ky fshat (Panariti) është në dorën e djemve të Vilkut, Karagjozit dhe Pavlit…