Migeljana Guri, vajza nga Skrapari, “në Sanremo”
Sipas “Çorovodaonline”, në një aktivitet të mbajtur tri ditë më parë në kuadër të Festivalit të San Remos, Itali, u vlerësua me një çmim vajza nga Skrapari, Migeljana Guri.
Edicioni i 20-të i këtij eventi u mbajt në shkurt 2023.
Ky organizim përzgjedh sozitë, pra individët më të ngjashëm me emra të njohur të artit botëror.
Migeljana Guri, u vlerësua si sozia zyrtare të aktores Ava Gardner.
Guri, sipas faqes së saj zyrtare në Facebook, banon në Romë dhe dallohet në veprimtari të ndryshme të organizuara në vendin fqinj.
Ajo që të bje në sy menjëherë, është bukuria, por edhe niveli kulturor dhe intelektual, që “lexohet” mes rreshtave të postimeve dhe komunikimeve të saj me miqtë.