Statistikat: Numrin më madh të ushtarakëve aktivë në FA e zënë skraparllinjtë

Statistikat: Numrin më madh të ushtarakëve aktivë në FA e zënë skraparllinjtë

Faqja e specializuar për faktet dhe statistikat rreth Shqipërisë, “AlbanianStats” ka zbuluar përqindjen e popullsisë në moshë pune të punësuar në Forcat e Armatosura të Shqipërisë për vitin 2021 sipas rretheve.

 

Referuar saj, mesatarja kombëtare e ushtrimit të kësaj detyre është më pak se 1 për qind (o.62 për qind), gjithsej 13 mijë e 900.

 

 

Rajoni kryesor me përqindjen e popullsisë më të lartë në moshë pune të punësuar në Forcat e Armatosura është Skrapari me 1.51 për qind, sipas “AlbanianStats”.

 

Në vend të dytë, renditet Tepelena me 1.18 për qind, ndërsa ndjekin Përmeti me 1.05 për qind dhe Kolonja me 1.02 për qind.

 

Kryeqyteti ruan një përqindje të konsiderueshme 0.98 për qind duke marrë parasysh popullsinë, duke mbyllur kështu top 5 rajonet me më shumë të punësuar në Forcat e Armatosura.

 

Një aspekt i rëndësishëm që e cilëson një vend si të fuqishëm është forca e tij ushtarake.

 

Forca Ushtarake e Shqipërisë vlerësohet e 115-ta nga 142 vende të konsideruara për rishikimin vjetor të “Global Firepoëer“.

 

Shqipëria mban një rezultat indeksi të Fuqisë Ushtarake prej 3,0023 pikësh.

 

Le të rikthehemi te fakti që skraparllinjtë përbëjnë shumicë në ushtri.

 

Ka ndodhur edhe më parë, që skraparllinjtë kanë zënë vendin e parë në ushtri, sidomos në vitet e para të pas çlirimit të atdheut (1945 – 1950) kur një pjesë e skraparllinjve në formacione të ndryshme partizane nuk u kthyen në fshat, por, në mungesën e një profesioni, gjetën një rrugë më të lehtë dhe më të shkurtër, “ u veshën” në ushtri dhe polici, tashmë jo vullnetarë, por me rrogë.

Aq shumë u mbush ushtria me “partizanë” të tillë, që shumica e tyre ishte edhe pa shkollë ose vetëm me shkollë fillore, sa që qeveria e asaj kohe bëri reformën e madhe, që u quajt reforma e Nëntëmijëshit, pas së cilës u shkurtuan 9000 oficerë dhe nënoficerë.

 

Reforma bëri favorin njerëzor dhe human, që ushtarakëve të liruar do t’u gjendej punë dhe shtëpi ku ata dëshironin ose mund të shkonin edhe në fshatrat e tyre.

 

Një pjesë e mirë e skrapallinjve të liruar preferuan Beratin, meqenëse e kishin afër me familjet e të afërmve të tyre në fshat.  Kjo, dhe lëvizje të tjera nga Skrapari të mëparshe dhe të mëpasshme, ka bërë që Berati të ketë shumë skraparllinj. (Orakujt)