Xhevahir Cirongu dhe rrugëtimi i tij i gjatë letrar

Xhevahir Cirongu dhe rrugëtimi i tij i gjatë letrar

Xhevahir Cirongu është një zë i njohur letrar në Skrapar, Durrës dhe më gjerë. E ka filluar veprimtarinë e tij letraro-publicistike që vitet ’70 të shekullit të kaluar në Skrapar. Ka shkruar qëkur ka qenë nxënës në shkollën 8-vjeçare në revistat “Fatosi” dhe “Pionieri” më pas në gazetën lokale “jehona e Skraparit” dhe në organet e shtypit qendror të asaj kohe, “Zëri i Popullit”, “Zeri i Rinisë”, “Bashkimi” etj.  Nga viti 1978 deri më 1987, ai ka bashkëpunuar me kabinetin e gjuhësisë së rrethit Skrapar (sektorin e leksikologjisë dhe leksikografisë).

 

 

Ka shkruar tekste këngësh popullore që janë kënduar në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, tekste kënge për fëmijë në Festivalin e këngës për Fëmijë në Shkodër, tekte këngës për dëhmorë të UÇK-së etj.

 

 

Ka marrë pjesë në konkurse lëtrare të organizuar me krijuesit e Durrësit, ku ka marrë çmime dhe është përfshirë në antologji të ndryshme poetike. Xhevahiri është edhe një kritik e vlerësues i mirë letrar. Janë me dhjetra kritika vlerësuese që u ka bërë shumë autorëve rreth librave të tyre.

 

Është anëtar i Klubit të Shkrimtarëve e Artistëve të qytetit Durrës.

 

Cirongu ka lindur në fshatin Leskovë, Tomorricë – Skrapar, në vitin 1959. Arsimin fillor e të mesëm e mbaroi në vendlindje, në viti 1981. Vazhdoi për Kulturën Masive (Degën e Librit) në Korçë, dhe mbaroi atë shkëlqyeshëm në vitin 1990.

 

 

Krijimtarinë e ka nisur herët, që kur ishte nxënës në bankat e shkollës 8- vjeçare. Fillimisht ka botuar në revistat “Fatosi” e “Pionieri”. Më vonë, prej vitit 1976 e deri sot, shkruan e boton në gjithë medien e shkruar dhe atë elektronike.

 

 

 

 

Veç qindra artikujve dhe shkrimeve të botuara në median shqiptare dhe atë kosovare, ka botuar edhe këta libra: “Kush ia shkeli syrin Ildës”, poezi, viti 2005; “Shpirtit i therës”, poezi, maj 2009; “Mall nga oqeani”, ese, tregime, kritikë, portrete, skica, viti 2010; “Tomarrica, zemra jonë“, publicistikë, 2010; “Misteri i një gruaje, tregime, 2012; “Bisqet e gjakut”, publicistikë historike, 2013, si dhe ka në dorëshkrim edhe disa libra të tjerë.