“Të jesh mësues në Skrapar, duhet te kesh diçka prej Rilindasi…”
Dashnor Dosti
Diku nga viti 2006 ose 2007, gjatë një analize pune në Zyrën Arsimore të Skraparit përshendeti edhe Yzedin Hima, atë kohë drejtor i Drejtorisë Arsimore Rajonale të qarkut Berat, publicist, shkrimtar e poet, por, mbi të gjitha një intelektual i klasit të parë.
Në përshendetjen e tij, Hima, midis të tjerash, tha:
“Të jesh mësues në Skrapar, duhet të kesh diçka prej Rilindasi….”, shprehje e cila tingëlloi fort tek unë. U përpoqa të kuptoj në vazhdim se ç’pjesë e kësaj thënie ishte për kortezi e, nëse ajo pjesa tjetër, pra ajo që përbënte vërtet një vlerësim real për Skraparin e mesuesinë e Skraparit, kishte ndonjë peshë të rëndësishme.
Në vitet në vazhdim, për çudi, unë nuk e harrova këtë shprehje të bukur të përdorur në një analizë pune e, në vend që mbi të të binte pluhuri i harresës së viteve, ajo ngulitej gjithmonë e më tepër në kujtesen time.
Asnjeherë nuk e kam falenderuar Yzedin Himën për këtë konsideratë për mesuesit që kanë bërë historinë e arsimit në Skrapar, pavarësisht se ai është i ndergjegjshëm për respektin tim.
Në një 8 mars, jo shumë vite më vonë, në një nga mjediset e Tiranës e Hotel Tiramës u mblodhëm rreth 50 mësues nga Skrapari për të festuar festën e shkollës shqipe.
Prijësi ynë në këtë takim ishte 90-vjeçari Qani Zaimi, një mesues historik për Skraparin. Drejtori i parë i gjimnazit “Ramiz Aranitasi”, detyrë të cilën e kreu nga viti 1959 e në vazhdim. E kreu per gati 15 vjet pa ndërprerje e me pas me një karrierë po aq të pasur, i nderuar me titullin “Mesues i Merituar”, Qani Zaimi mbetet njëri ndër mesuesit me kontribut më të çmuar në fushën e arsimit.
Jeta e tij është arkivi i arsimit në Skrapar.
Ja këto po mendoja dje teksa mora kurajën ta ftoja për të bërë këtë foto, ndërsa mendja më shkonte tek shprehja:
“Të jesh mësues në Skrapar, duhet të kesh diçka prej Rilindasi…”
Ndërsa Qani Zaimi, pa e tepëruar aspak, është një Rilindas i ditëve tona.