Viktor Nushi, intelektuali beratas me kulturë të gjerë profesionale që bëri emër në një kohë të vështirë

Viktor Nushi, intelektuali beratas me kulturë të gjerë profesionale që bëri emër në një kohë të vështirë

 

Mësoni diçka më shumë për Viktor Nushin, intelektualin e njohur (ekonomist), pedagog universiteti, veprimtar politik, ministër, deputet, biznesmen, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Hidrokarbureve, tashmë në pension

 

 

Lindi më 13 shtator 1941 në lagjen Kala të qytetit të Beratit, në një familje autoktone qytetare beratase e shquar për ndjenja arsimdashëse dhe enjohur për tradita atdhetare, për kulturë dhe ndjenja civilizimi.

 

I ati i tij, Milto Nushi, ndoshta zanatçi, për shkak të natyrës së tij njerëzore bamirëse dhe të kudogjendur për të ndihmuar bashkëqytetarët e vet, gëzonte simatinë dhe respektin jo vetëm të qytetarëve, por edhe të banorëve të rrethibnave të Beratit dhe të Skraparit

 

Viktori shkollën fillore dhe 7-vjeçare i mbaroi në vendlindje në vitin 1955. Shkollën e mesme e kreu me rezultate të shkëlqyera në Teknikumin Financiar në Tiranë në vitin 1959. Gjatë periudhës 1959 – 1963 Viktor Nushi kreu studimet e larta në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, duke u diplomuar ekonomist.

 

Pas përfundimit të studimeve të larta e emëruan kryetar të degës së Financave në Ndërmarrjen Gjeofizike në Patos, ku punoi nga viti 1963 deri në vitin 1968.

Atje ndikoi fuqishëm për forcimin dhe zhvillimin e bilanceve dhe të treguesve të tjerë financiarë të ndërmarrjes.

 

Për shkak të punës së mirë dhe të aftësive profesionale e emëruan shef të Seksionit të Financës në Komitetin Ekzekutiv të rrethit të Beratit, ku punoi gjatë viteve 1968 – 1972.

 

Nga që studimet e larta i kishte mbaruar me rezultate të shkëlqyera dhe kishte fituar një përvojë të gjatë e të vlefshme në profesionin e ekonomistit, në vitin 1972 e caktuan pedagog në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ku punoi deri në vitin 1976.

 

Intelektual me kulturë të gjerë profesionale, me interesa të veçanta për njohjen e të rejave shkencore në fushën e shkencave ekonomike dhe për përditëimin dhe pasurimin e ligjëratave, e shndërruan Viktor Nushin në pedagog e punonjës të respektuar dhe të nderuar nga studentët dhe kolegët.

 

Më 1976 e caktuan kryespecialist pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe po në atë vit, zëvendësministër të Tregtisë, ku punoi deri në vitin 1977.

 

Nga viti 1977 deri në vitin 1983, e cila përfaqëson një nga periudhat e vështira për popullin shqiptar, Viktor Nushi punoi ministër i Tregtisë së Brendshme. Gjatë kësaj periudhe ai u zgjodh edhe deputet i Kuvendit Popullor të rrethit të Beratit.

 

Në periudhën 1983 deri në vitin 1989 punoi drejtor në ndërmarrjen Ushqimore Fier dhe në vitet 1989 – 1990, drejtor i Eksimagres (ndërmarrje e ekspot – importeve për prodhimet bujqësore) në Tiranë.

 

Me ndryshimet demokratike, duke qenë më një natyrë liberale, si njohës i ekonomisë së tregut, u përfshi në të.

 

Nga viti 1991 e në vazhdim ka qenë këshilltar pranë disa kompanive të fuqishme tregtare dhe ndërtuese. Ato e zgjodhë atë sekretar të Përgjithshëm të Shoqatës së Hidrokrbureve të Shqipërisë.

 

Tashmë ai është në pension dhe gëzon shëndet të plotë.

 

“Orakujt e Tomorrit”, me rastin e botimit të këtij shkrimi, i urojnë atij jetë të gjatë dhe të shëndetshme!