Sukses i grupit të Skraparit në natën e parë të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës

Sukses i grupit të Skraparit në natën e parë të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës

Për të prezantuar qarkun e Beratit në skenën e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës performuan që në natën e parë grupet folklorike të tri bashkive të këtij qarku, Berati me grupin e këngëve qytetare beratase, “Bilbilat e Vrionit”, por edhe grupe të tjerë si Skrapari dhe Dimali.

 

 

Karakteristikë ishin paraqitja në festival i këngëve dhe valleve tradicionale të kësaj treve.

 

Skrapari u paraqit me një repertor prej nëntë këngësh, mes të cilave duartrokitje të fuqishme mori kënga “Mëmëdheu”, e kënduar dikur nga Artisti i Popullit Demir Zyko dhe e interpretuar mbrëmë nga Xheladin Cërri dhe Sefedin Çela , si dhe kënga “O, Skrapar, mali me lule”, e sjellë për herë të parë me motive të hershme të folklorit të kësaj, e kënduar nga Nesim Mëno dhe Sefedin Çela.

 

Grupi i Bashkisë së Skraparit me drejtuese Zylce Hoxha, përgjegjese e Qendres Kulturore “Riza Cerova”   u përfaqësua me këta këngëtarë:

 

 

Xheladin Cërri, Sefedin Cela, Asqeri  Zylyftari, Xhevit Kapllani, Yzeir Guri, Perparim Shimi, Nesim Meno, Natasha Çeçaj, Djana Ymeri, Elida Kaloci, Klementina Demko, Parime Shahinaj, Leonora Gjoni, Dashuri Hysaj dhe Drita Qafoku

 

Iso:

 

Myrteza Sulçe, Kujtim Koçi, Sylejman Koçi, Mimoza Gramozi, Agimarta Meno

 

Këngët konkurruese ishin:

 

“Lot nje molle e lot një ftua” (këngë grash)

” Nusja jonë  yll e hënë” (këngë grash)

“Trëndafili te pusi ” (këngë grash)

“Atje lartë dy ara bashkë”  (këngë grash)

“Thëllëzë e bukur në shkemb” (këngë grash))

 “O Skrapar, mali me lule” (këngë burrash).

7-” Pashane ëe zuri  halli” (këngë  burrash)

“Mëmëdhe quhet toka” (këngë burrash)

“Shkonte shamiverdha” (këngë burrash)

 

Duhet theksuar se ndihma dhe mbeshtetja e kryetarit të Bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema për këtë aktivitet ka qenë e veçantë dhe e pa kursyer.

 

Festivalit Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës do të zhvillohet prej datës 24 qershor e deri më 1 korrik ku 1200 artistë mes tyre valltarë dhe grupe polifonike do të interpretojnë për 5 ditë me radhë në kalanë e Gjirokastrës dhe jo vetëm.