Kalendar / Sot, 110-vjetori i shkollës së parë shqipe në Vërzhezhë të Skraparit
Nga burime jo direkte, morëm një njoftim se sot në Vërzhezhë kremtohet 110 – vjetori i çeljes të së parës shkollë shqipe në këtë fshat.
Nuk kemi hollësira për këtë ngjarje të veçantë dhe të bukur, por në publikimin tonë po i referohemi një studimi të Gjergji Qafokut, një njohësi skrupuloz të historisë së këtij fshati, pse jo edhe të të gjithë Skraparit, biograf dhe studiues i figurës së Dervish Iljazit dhe i institucioneve fetare bektashiane të zonës së Skraparit etj.
Ja si e prezanton ai këtë ngjarje:
Gjergj Qafoku
110 vjet me parë, me vendim të qeverisë së Ismail Qemalit dhe firmës së prefektit të Beratit, Baki Gjebrea është hapur Shkolla Shqipe në Vërzhezhë.
Mesues ka qenë Hysni Guri nga Potomi.
Abetaren e parë në Vërzhezhë e solli Riza Shahini. Librin e kish blerë në Selanik, me ndihmën në të holla të Dervish Iliaz Qafokut, kursimeve té tij, e me ndihmesën e Klubit Atdhetar “Bashkimi”.
Abetare kanë sjellë edhe Nexhip Ago, Habib Qafoku dhe Selman Qeraxhiu.
Shkolla Shqipe është hapur në Vërzhezhë 16 shtator 1913, një dokument tjetër rezulton se është dt. 13. nëntor 1913. Gjithmonë datë zyrtare ka qene 16 shtatori 1913.
Në kujtimet e Selman Cergës thuhet: “Shkolla Shqipe është hapur në vitin 1909, te shtëpit e Zylyftar Hysit”. Nuk kemi asnjë dokument e të dhënë shkresore, e pse ka pasur Manastir e Kishë për shkollë te hershme.
Shkolla turke në Vërzhezh eshte hapur heret. Një dokumen interesant: “Në vitin 1643 administrata turke hapi në Vërzhezhë shkollën turke për Qëndrën administrative (Hyqimeti) të Krahinës së Skraparit, e cila administrohej nga Vilajeti i Vlorës.
Nxënësit e parë ishin: Sali Ago, Maksut Zaloshnja, Adem Hysi, Tamo Hysi, Yzeir Malo, Petref Jaho, Islam Ago, Hasan Spahiu, Hoxha i Slatinjës, Zoti Gjineci, Kasëm Koçi”. (N. Qato, “Dielli Tomorrit” Korrik 2014)
Regjimi Osman rihapi në Vërzhezhë disa herë shkollë turke, vetëm për djemtë, të cilën herë pas here e mbyllte ku si qéllim kishte të turqizonte gjithë zonën, por pa sukses. Shkolla është rihapur në vitin 1908, te shtëpitë e Tafil Pusit ndërmjet lagjeve, Meta dhe Hysë.
Lidhur me hapjen e Shkollës Turke kemi dhe një letër që Baba Abedini i Teqesë së Frashërit i dërgon Dervish Iliaz Qafokut ku ndër të tjera i shkruan:
“Ju duhet të përpiqeni që jo vetëm kalamajt, por dhe burrat të shkojnë në këtë shkollë, se shkolla të hapë sytë, aty duke mësuar dhe në gjuhën jo tonën, ata do bëhen të vlefçëm dhe të ndritçëm”.
Po në këtë shtëpi është hapur shkolla në 1913. Për hapjen e shkollës Shqipe në Vërzhezhë kanë ndihuar financiarisht Dervish Iliazi, Habib Qafoku, Ali Hysi, Hamza Cerga, Hajredin Ismaili (Kapllani) dhe Vesel Malo.
Në vitin 1919 për herë të parë futen në shkollë edhe femrat, njëra nga lagja Cergë e tjetra nga Hysët.
Në vitin 1924 shkolla kishte 4-klasë.
Në 1926-1930 ka pasur Internat, shkollë e parë plotore e vetme në Skrapar me 5-klasë, konviktë i cili qëndroi i hapur deri në 1930.
Ndërtesa e Internatit dhe konvikti kanë qënë te ndërtesa e ish-nënprefekturë e cila tani ishte zhvendosur në Çorovod.
Ali Këlcyra deputet i Përmetit kërkonte që Internati të hapej në Përmet, por me këmbënguljen e deputetit të Skraparit, Ali Hamza Koprëncka dhe disa të tjerëve u vendos te hapej ne Vërzhezhë.
Personeli i Internatit ishte: Isuf Puka Drejtor, Ali Myftiu Mësues, Esat Progri Mësues, Hetem Piluri Mësues, Pasho Hysi Financier, Petref Jaho Ekonomist, Atif Myftari Kujdestar, guzhinier të Internatit ishin Sabriu nga Berati me të shoqen dhe Ali Kapllani nga Vërzhezha.
Drejtor i Internatit ‘’Mësuesi i Popullit’’, Isuf Puka, lindur në Gjakovë në vitin 1892. I dashuruar mbas arsimit. Kishte përfunduar Normalen e Shkupit ku ishte njohur Luiugj Gurakuqi. Punoj në përhapjen e arsimit në Malësin e Dukagjinit në Gjakovë. Lufta ballkanike e detyroj të lërë vëndlindjen.
Qeveria e Vlorës e emëron mësues në Shkodër. Rikthehet Gjakovë e në vitet 1923-1924 ka shërbyer në Gjirokastër e Vlorë. Me hapjen e internatit në Vërzhezhë, vjen mësues e më pas drejtor.
Ali Myftiu nga Elbasani punoi mësues në Internatin e Vërzhezhës e mësues në Çepan. Kishte mbaruar shkollën Normale të Elbasanit. Mbas çlirimit vinte hera-herës në Vërzhezh e në përvjetorët e shkollës. Qemal Drita nga fshati Turkesh i Tiranës, (jo i Pukës si është shkruar deri më sot), drejtor Internati, zëvëndësoi Isuf Pukën.
Dallohej për pregatitjen e tij të lartë, kishte mbaruar shkollën Normale të Elbasanit. Ishte energjik e shpërthyes. I pakënaqur nga rregjimi i Qeverisë së Zogut, ku për këtë shkak e pësoj me internim.
Në 15-vjetorin e krijimit të shteti Shqiptar më 28 nëntor 1927, shpreh pakënaqësi e fjalë fyese për Kryeministrin e kohës, Ahmet Zogu. E kallëzojnë për këtë ‘’faji’’ dhe e internojnë në Kalanë Dodës, Peshkopi..
Nga viti 1913, vit kur u hap shkolla e e deri sot shkolla ka qënë funksionale, me përjashtim të viteve të luftës së I e të II Botërore.
Në mesin e viteve 1940 u rihap. Në vitin 1944-45 kishte 5-klasë, 50 nxënës, 15 femra. Në vitin 1958-59 u hap shkolla 7-vjeçare, kishte 29 nxënës, nga këta 12 femra. Viti 1968-69 hapet shkolla 8-vjeçare me 174 nxënës, nga këta 72 femra.
Viti 1971-72 hapet shkolla e mesme bujqësore pa shkëputje nga puna me 42 nxënes e nga këta 19 femra. Në shkollën bujqësore nuk shkonin vetëm ata që sapo kishin mbaruar 8-vjeçaren por dhe të tjerë që bënin vite që e kishin mbaruar, biles e mbi 45-vjeçarë.
Në 1984-85 hapet shkolla e mesme bujqësore me shkëputje nga puna deri në vitin 1993-94. Nga hapja e deri më sot shkolla e Vërzhezhës ka ndërruar disa herë emrin.
Fillimishti Shkolla e Vërzhezhës. Me V Nr 14 dt 11 Gusht 1937 ‘’Shkolla Dervish Iliazi’’. Mbas vitit 1944, pë arsye se Mehmet Shehu kishte qënë nxënës i Internatitt ‘’Shkolla 8-vjeçare Mehmet Shehu’’. Mbas vetvrasjes së tij i hiqet emri. Sot shkolla 9-vjeçare “Riza Shahini”.
Mësues vërzhezhas që kanë punuar në Vërzhezhë:
Atif Myftari, Selman Cerga, Ismail Kapllani, Izet Hysi, Zenel Hysi, Nekie Ago, Skënder Myftari, Taip Çela, Myftar Myftari, Neki Meta, Qazime Qafoku, Nexhmie Qafoku, Xhite Çela, Merjeme Hysi, Razie Shabani, Astrit Qafoku, Xyke Ago, Gështenja Çela, Muamet Myftari, Dafina Meta, Valentina Kacidhe, Demir Ago, Partizan Myftari, Pelivan Myftari, Rita Kapllani, Selvie Malo, AstritJaho, EdonoldaMyftari, Fadil Kapllani, Rajmela Ago.
Mësues të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisën Vërzhezhë kanë qenë:
Hysni Guri, Isuf Puka, Qemal Drita, Xhaferr Potomi, Esat Libohova, Pëllump Çeli, Katina Kona, Ruzhdie Dakli, Ethem Piluri, Ibrahim Kushta, Josif Stefa, Dilaver Cani, Lin Çurçia, Margarita Çurçia, Jorgji Josifi, Foti Dode, Foti Nikolla, Zaim Tupi, Koçi Koçinari, Abdulla Badronja, Afërdita Nikolla, Adelina Nikolla, Yzedin Sheme, Hektor Prototapa, Tomorr Qafa, Nexhadie Qafa, Pirro Angoni, Zengjine Luniku, Nexhmedin Dardha, Abaz Numani, Vefik Numani, Veprore Lamçe, Merita Dyjaku, Bardhyl Gjylbegu, Ganimete Gjergjani, Lavdie Hoxha, Sare Dudushi,Enver Kahremani, Gjinovefa Salepi, Fatmira Methoxha, Hektor Bregasi, Irfan Veteriku, Halim Fusha, Qani Zaimi, Asqeri Jaubelli, Andon Benusi, Liliana Qose, Ferzilet Deliaj, Liliana Argjiri, Greta Pema, Muamet Basho, Vangjeli Basho, Kodhel Ymerali, Zyrako Dyrmishi, Lalo Dyrmishi, Afërdita Sheme, Leonora Kuçi, Koço Polena, Drita Gjondeda, Pjerreta Trebicka, Ilo Trebicka, Merita Fotjadhi, Hysen Yzeiri, Asqeri Diko, Dhimitër Stoja, Pëllumb Prespa, Afërdita Prespa, Dashuri Kapëxhiu, Theodhori Xhamo, Mustafa Mustafaj, Mehmet Hajdini, Elvira Gerveni, Hëna Hatellari, Hasan Hysa, Dorothe Mile, Muarrem Dervishi, Fiqëri Aliaj, Engjëllush Selmani, Tare Xhaja, Veprore Xhaja, Mirdita Caka, Hysen Çibuku, Hysen Hysenllari, Veli Hazisllari, Kastriot Dingo, Engjëll Dosti, Selman Spaho, Nevila Xhaferllari, Edmond Dragoti, Astrit Çela, Luman Caka, Zengjine Maksuti ,Qamil Lirëza, Pëllumb Hajdini, Fatos Laze, Tahir Demko, Musa Shurdhi, Bardhyl Hoxha, Lefter Dyrmishi, Baki Biraku, Lindita Muça, Lida Mustafaraj, Arjan Balliu, Gëzim Idërshaj, Ferdi Cërri, Veri Zylyftari, Arif Gjoka, Agim Mustafaraj, Tefik Bakillari, Tefta Kaloçi, Çelik Seferasi, Maksi Nurellari, Bashkim Metani, RitaDyrmishi, Hazis Çeço, Arben Tare.
Mësues nga Vërzhezha që nuk kanë punuar në Verzhezhë:
Mynyvere Hysi, Perparim Hysi, Lauraminerva Hysi, Festim Myftari, Juli Myftari, Lejdi Myftari, Merita Myftari,Erion Muftari, Diana Qafoku, Artiola Qafoku, Lorenca Qafoku, Lushi Qafoku, Aliosha Qafoku, Selvi Malo, Majlinda Hysi, Dritan Myftari, Nertila Meta, Dritan Meta, Anita Myftari, Tërndelina Qafoku,Shpresa, Violeta, Engjëllushe, Lina Gjineci, Engjëllushe Çela, Klodian Çela, Ermira Ago, Luan Myftari, Kastriot Kapllani, Denisa Qafoku, Deseilda Qafoku,Nertila N Meta, Nertila Sazan Meta, Alketa Meta, Ergentina Meta, Rubina Meta, Artan Meta, Ardian Meta, Diola Meta, Fatbardh Meta, Molla Meta, Drita Çela, Jona Çela, Qani Çela, Flora Çela, Jeta Hysi, Suzana Hysi, Donika Hysi, Selime Hysi, Adelina Hysi, Shpend Hysi, Ferdinand Hysi, Bitije Hysi, Ervin Hysi, Erinda Hysi, Jonida Hysi, Manjola Hysi, Arbër Hysi, Luljeta Hysi, Ledia Hysi, Valbona Hysi, Arta Hysi, Luan Myftari,Hajri Kapllani,Shqiponja Myftari, Flutura Malo, Lumturi Mulita,