Duhet ta mbrojmë e ta duam Skraparin, dhe jo vetëm ta vjelim, ta vjedhim dhe të deformojmë  në mënyrën më të shëmtuar historinë e tij!…

Duhet ta mbrojmë e ta duam Skraparin, dhe jo vetëm ta vjelim, ta vjedhim dhe të deformojmë  në mënyrën më të shëmtuar historinë e tij!…

 

Gjergj Qafoku

 

Vend i trimërisë e traditës, mikpritjes e bujarisë, këngës e dollisë, vend i shumë e shumë figurave të shquara e personaliteteve, vend i besës, i besimit dhe i punës, vend i  bukurive natyrore të mahnitshme dhe të papërsëritshme….

 

 

…Veçse, fatkeqësisht, ca skraparllinj më “patriot” se të tjerët, por spekullojnë me vlerat e Skraparit dhe të historisë së Skraparit, duke shkruajtur dhe deformuar në mënyrën më të shëmtuar historinë e kësaj krahine, e cila e ka të zgëdhëndur dhe të larë me gjak këtë histori.

 

 

Mjeranët vijnë vërdallë, më shumë se t’i thurin lavde (të merituara) vendit që i lindi dhe i rriti, mundohen që këto lavede  t’i marrin për vete, të duken, të evidentohen, të vënë emër, pa pasur emër.

 

 

Po marr disa shembuj:

 

 

 

1.Ku janë këta “trima” që Kanionet e Osumit ua mori Berati dhe turistët që vijnë  për vizitë aty, të mbyllur në furgona dhe makina  me xhama të errëta, nuk lejohen të kthejnë as kokën për të parë Çorovodën, pa le të pijnë një kafe a një gotë raki nën hijet e rrepeve.

 

 

 

 

2-Antonio Gramshi (Grëmshi) na doli nga qyteti i Gramshit, biles një sheshi iu dha emri i tij dhe u shpall Qytetar Nderi në këtë qytet. U përpoqën gazetarët, Zylyftar Hoxha dhe Viktor Bakillari me shkrime në gazetën “Dita” dhe “Orakujt e Tomorrit”  të sensibillizonin opinionin, por hiç gjë.

 

 

Heshtje nga Bashkia e Skraparit! Tani qyteti i Gramshi po përgatit opinion për të marrë Arkitekt Kasëmin, për t’i ngritur një bust në mes të qytetit, siç bëri me Antonio Gramshin, por përsëri heshteje varri nga Bashkia e Skraparit!…

 

 

 

3-Teqeja e Dervish Iliazit në Kulmak quhet Teqeja e Abas Aliut(!)…

 

Kuje në drekë, kur thoshte populli!…

 

Abas Aliu ishte dhe është në Horasan, por e “sollën” rrethanat historike në Tomorr. Dhe teqeja nuk është e Abas Aliut, por e Ilaz Qafokut nga Vërzhezha që respektoi Abas Alinë dhe u bë Dervish…dhe mbeti Dervish brenda një Profeti të vërtetë.

 

Por Kryegjyshata në vend t’ia lartësojë emrin atij që e bëri me teqe (pse jo edhe me lekë që i hanë njerëz si Zalo me Co, njerëz që të pijnë verën dhe të shajnë derën!…), ia errëson emrin dhe ia minimizon meritat këtij dishepulli të vërtetë, këtij “Haxhi Bektash Veliu shqiptar”!…

 

 

 

4-Para ca kohësh u zhvillua Festivali Folklorik i Gjirokastrës. Grupi i Skraparit u përfaqësua me grupin e burrave dhe grave që nuk banonin në Skrapar, u përfaqësua me grupe të sponsorizuara me lekë.

Madje edhe drejtuesit e këtyre grupeve “u  rrëmbyen” mikrofonin nga dora organiztorëve të bashkisë së Skraparit, duke u marrë edhe kompetencat e drejtimit…  Por askush nuk bzajti!…

 

 

Ka dhe shumë raste të tjera!

 

Psh, 5: Historinë e Zaloshnjes e ka bërë Neki Sula, me armë, me vulë pushteti në dorë, me gjakun e të vëllait dëshmor, por edhe me penë, duke shkruar historinë e fshatit të tij, ashtu siç e ka patur, e ka jetuar dhe siç e ka ditur ai.

 

Jo me broçkulla, me libra paçavure, të kopjuar, me gabime alarmante dhe të deformuar në mënyrën më të keqe të mundshme, si në një libër të shkruar për Zaloshnjen nga një farë E. Cakaj; apo edhe të një libri tjetër me titull bombastik, të pretenduar si “Historia e Skraparit”, por që s’thotë asgjë dhe nuk i merr dot për bazë asnjë rrjesht reference dokumentare!…

 

 

Janë kujtuar vonë këta ”trima” të letrave, se historinë e ka bërë vetë Skrapari me gjakun dhe djersën e tij e jo nga plagjatorët dhe kopjacët pa din dhe pa iman.

 

 

Duhet ta mbrojmë e ta duam Skraparin, dhe jo vetem ta vjelim, ta vjedhim dhe të deformojmë historinë e tij!…