Rudina Xhunga në “Ditarja.net”: Skrapari sekret. Të gjitha misteret e kryeqytetit të luftës!

Rudina Xhunga në “Ditarja.net”: Skrapari sekret. Të gjitha misteret e kryeqytetit të luftës!

 

 

Sot do të çojmë në vendin e çudirave. Kjo është përshtypja e parë që të lë Çorovoda.

 

Ç’t’jua themi më parë për vend që të deh, jo nga rakia, por nga aroma e luleve, që i sheh ngado hedh sytë. Që nga sheshi qendror i qytetit, në çdo lagje, shtëpi, bujtinë e lokal.

 

Rreth një orë e gjysmë nga Berati, rrugët gjarpërushe mes jeshillëkut e pemëve të larta, janë sinjali i parë që në këtë udhëtim, mirë është ta marrësh me nge e qetësi. Se kështu e do Çorovoda, ta shohësh të gjithën, po që ta shijosh, do të të duhet kohë.

 

Ne çdo hap që hedh e ngado kthen sytë, ka diçka që e identifikon. Që nga lokali i qytetit, Verori, që është ndalesa e parë e çdo kujt, qoftë turist a vendasi.

 

Për çfarë ndalojnë?

 

Për raki, rehani, e për një gotë ujë burimi. Të treja, janë burimi më i mirë i energjisë që ju duhet për ta parë e shëtitur Çorovodën.

 

Që nga tunelet e Pirogoshit, Ura e Kasabashit, shpella e Pirogoshit, te Kanionet e Osumit, Gjurma e Abaz Aliut, Mulliri i Babait, Tunelet e ish-Thesarit të Shtetit, Vrima e Nuses, Tyrbja e Abaz Aliut, çfarë nuk ka ky vend. Mbushur me histori e legjenda, një qytet fisnik që deri më sot, nuk e ka marrë ende mbrapsht, atë që ofron.

E tani, është koha t’i kthehet, duke e vizituar, treguar e promovuar.

 

Ky është udhëtimi që gazetarja Rudina Xhunga dhe stafi i Dritare TV bëri këtë fundjavë, për ta përmbyllur siç e do zakoni në Skrapar: me raki e dolli!