Dy intelektualë emblematikë dëshnicarë, prof. Mentor Përmeti dhe dr. Nuri Dragoj, sëbashku në një libër, njëri si protagonist dhe tjetri si autor

Dy intelektualë emblematikë dëshnicarë, prof. Mentor Përmeti dhe dr. Nuri Dragoj, sëbashku në një libër, njëri si protagonist dhe tjetri si autor

 

– Doli libri për Prof. Mentor Përmetin me autor Dr. Nuri Dragoj –

 

Pardje, më 25 tetor, në praninëe shumë personaliteteve shkencore të këtij vendi, sidomos nga fusha e bujqësisë por dhe të tjerë, si dhe të mjaft dëshnicarëve, u promovua libri i studiuesit Nuri Dragoj (ndërroi jetë tre vite më parë), kushtuar akademikut në zanafillë të shkencës shqiptare Profesor Mentor Përmetit, edhe ky i ndarë nga jeta para 8 vjetësh, në moshën 94 vjeçare.

 

Libri ka pak më tepër se 400 faqe dhe i shoqëruar me foto nga fundi i tij, në të cilin përshkruhet hollësisht jeta dhe veprimtaria shkencore si kërkimtar dhe drejtues i institucionesh sidomos në fushën e bujqësisë, duke lënë emrin e tij të padiskutueshëm si figura më qëndrore e bujqësisë së këtij vendi qysh prej vitit 194, kur ai u dërgua për studime jashtë shtetit deri të jetës.

 

 

Përmes librit dhe folësve në këtë event ku merrte pjesë edhe kryetari i Akademisë së Shkencave, Profesor Skënder Gjinushi, pavarësisht vlerësimeve ndër vite me medalje e tituj nderi, vepra dhe kontributi i Profesor Mentorit u vlerësua e jashtëzakonshme.

 

 

Ndërkohë, u fol edhe për cilësitë e tij të vyera si pedagog e njeri shëmbullor, i respektuar nga qindra e qindra specialist ish studentë të tij në Intitutin e Lartë Bujqësor të Kamzës, në Institutin e Kërkimeve Bujqësore në Lushnje e gjetkë ku ai ka drejtuar me vite.

 

Në libër gjenden thënie nga përfaqësues të profesoriatit shqiptar, por dhe nga personalitete jashtë vendit duke e cilësuer atë, “dinamit dhe majë e bujqësisë shqiptare”, “korife i kulturave foragjere”, njeriu që u mësoi të tjerëve “diktaturën shkencore”, që ishte “me shpirt praktik të jashtëzakonshëm”, “I thjeshtë, i ndërshëm, i drejtpërdrejtë”, “shkencëtar i shquar dhe patriot i madh” etj.

 

 

Botimi në fjalë u financua nga Mira Gjyrezi (Përmeti), e bija dhe nga bashkëshorti i saj, Gëzim Gjyrezi, të ardhur posaçërisht nga SHB për këtë qëllim.

 

Gjithëçka që u fol, qe mbresëlënëse.

 

 

Ndërkaq, fjalë të zgjedhura u thanë edhe për autorin Nuri Dragoj, i përfaqësuar në këtë ngjarje nga bashkëshortja Mira Dragoj dhe familjarë të tjerë të tij.

 

 

U tha se disa nga ato veçori që shquanin Profesor Mentorin, si thjeshtësia, përkushtimi, njerëzillëku, shpirti atdhetar, etj., spikatnin edhe tek autori i këtij libri, i cili dallohej për punën këmbëngulëse, modestinë shëmbullore, prodhimtarinë efektive si studiues, historian, shkrimtar e publicist, duke qënë një ndër më aktivët dhe më me zë në dekadat e fundit, i përkushtuar jo vetem për krahinën e vet Dëshnicën dhe trevën e Përmetit, por edhe për çështje me interes kombëtar.

 

 

Ky botim i tij ishte suprizë e këndshme të gjithë miqtë dhe shokët e vet që i bashkoi ndër vite misioni i Shoqatës krahinore “Dëshnica”, nga që ai në mënyrë të papritur tre vite më parë ndërroi jetë, punë kjo që dëshmon pikërisht atë motivim shëmbullor si atdhetar i mirëfilltë dhe punëbërës pa bujë.

 

 

Kësisoj, ky libër rrit ca më shumë respektin për këta dy personalitete të ngjashëm si studiues dhe kërkimtarë, të cilët sa ishin gjallë punuan me dovocion për këtë vend.

 

Gëzim Voda