Kalendar / 78 vjet nga Kongresi i Parë i Gruas Antifashiste të Shqipërisë në Berat

Kalendar / 78 vjet nga Kongresi i Parë i Gruas Antifashiste të Shqipërisë në Berat

 

U mbushën 78 vite nga mbajtja e Kongresit të Parë të Gruas Antifashiste të Shqiperisë. Më 4 nëntor 1944 u mblodhën në qytetin e Beratit nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, 311 gra e vajza të grupimit antifashist shqiptar.

 

Ishte për herë të pare që ato organizoheshin dhe merrnin pjesë në një forum të tillë të lartë, ku aprovuan dokumente të rëndësishme ër mobilizimin e mëtejshëm të grave të të gjitha grave e vajzave shqiptare me një thirrje që të organizoheshin dhe të mbronin të drejtat e tyre, për të qënë të barabarta në jetën social-ekonomike në çdo fushe të jetës, veçanërisht për arsimimin e tyre.

 

Është rasti që me rastin e 78 –vjetorit të kësaj ngjarjeje të kujtohen me respekt dhe mirënjohje të thellë gratë delegate të rrethit të Beratit, të cilat vinin nga radhët e Forcave Antifashiste Nacionalçlirimtar:

 

Elpiza Laçka, Argjiro Leka, Anastasi Qyrxhiu, Efigjeni Tutulani, Feruze Zotkaj, Evgjeni Gjogu(Toromani), Urani Mullisi (Kudra), Shpresa Fuga, Urani Dheskali, Liri Sallabanda, Tali Xheka, Kristina Nija, Myzafere Doko, Niqi Roshniku, Evanthi Peçini, Urani Stasa, Nazike Dyrmishi, Feride Velçani, Fato Rino, Feime Dimi, Vita Shyti,etj.

 

Delegatet e rrethit të Beratit

 

 

Delegatet e Skraparit:

 

Ganimet Hysi, Zenepe Dobrusha, Nadire Visocka, Bukurie Çepani, Hava Arapi, Ruze Cerova, Bule Veleshnja, Alije Qafoku, Dare Daja, Refije Çuedari, Gjyslyme Zyla, Ganimet Hysi, Xhipe Halilaj, Refije Laze, Myrvete Grepcka, Ryze Çuku, Dareko Kajo, Keze Hasaj, Razie Muçaj dhe Zybide Çela.

 

 

Në muzeun historik të Beratit, në pavionin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, krahas eksponateve që pasqyrojnë Kongresin e Parë të Gruas Antifashiste, gjen edhe himnin e këtij Kongresi, në refrenin e të cilit janë edhe këto vargje:

 

Ja ora po bie dhe muret e zeza,

që ndanin nga jeta po shëmben që sot,

Se gruaja shqiptare ndërtoi në kongres,

themelet e lirisë  për jetë e për mot.

(Orakujt…)