Njoftim i shoqatës atdhetare – kulturore “Tomorri”, Durrës
Ditën e shtunë, ora 16.00, më 25 nëntor 2023 në Grand Blu Fafa mbahet mbledhja e përgjithshme për riorganizimin dhe zgjedhjet e reja.
Në këtë takim ftohen të marrin pjesë anëtarë të shoqatës, intelektualë të komunitetit tonë e të ftuar nga shoqata të tjera.
Në mbledhje do të ketë një analizë për veprimtarinë e shoqatës dhe më pas do të zhvillohen zgjedhjet për kryesinë, zgjedhja e kryetarit,nënkryetarëve dhe sekretarit. Gjithashtu do të zgjidhen edhe përfaqësuesit për në Kuvendin Kombëtar të shoqatës dhe do të miratohen kanditaturat për drejtimin e saj në qendër.
Gara është e hapur. Kush ka dëshirën, pasionin e mundësitë për të bërë më shumë e më mirë dhe për ta çuar më tej punën e këtyre viteve është i mirëpritur për të paraqitur një platformë e kandiduar në drejtimin e shoqatës.
Kryesia e Shoqatës “Tomorri”, Durrës