Një lajm i bukur dhe i paimagjinueshëm, në këtë prag feste: Grabocka, më në fund bëhet me rrugë automobilistike!…

Një lajm i bukur dhe i paimagjinueshëm, në këtë prag feste: Grabocka, më në fund bëhet me rrugë automobilistike!…

 

 …Edhe 4 km deri në Melckë dhe Nikollarë të Skraparit, dhe ëndrra shekullore e lidhjes së Korçës me Skraparin bëhet realitet!

 

 

Petrit Zeneli

 

Janë  5 km larg që nga Panariti. Erdhi si dhuratë nga një besimtar i devotshëm, nga një pelegrin bektashi,humanist,  biznesmen i mirënjohur korçar, me emrin Festim, si për festa!…!

 

 

Me siguri ishte fshati i vetëm dhe i fundit në Shqipëri, që nuk kishte rrugë makine. Dhe kush?! Fshati i njerëzve të ditur e punëtorë, personaliteteve të artit, kulturës dhe shkencës, bukuroshes së fjetur me resurset më të mëdha natyrore në krahinë, hambari i Vakëfeve dhe simbol i blegtorisë!

 

Mungesa e rrugës, e cila në kohën e kooperativave vetëm sa na kish joshur, ishte një dhimbje deri në kockë, një fyerje, një dëshirë e përdëllim arkivuar në letrat dekadash drejtuar qeverive lart (përfshi atin tim), një shpresë e fosilizuar në shpirt brezave të tërë, gjysh-stërgjyshër patriotë, nënash e baballarësh atdhetarë, që këmbët thyen e kockat lanë nëpër rrugë dhish, shekujsh, ikur në atë botë pa e parë!…

 

 

Barra na mbeti ne brezit të moshuar gjallë, që jemi lutur, përgjëruar e kacafytur me shtet, të realizonim këtë ëndërr e çonim në vend një amanet.

 

Faleminderit, i dashur Festim Lami, që na solle dritë, na dhe një mësim, na shtove vite jetë e ktheve dinjitetin! Mirënjohje përjetësisht filantropisë tuaj, shpërblyer familjarisht me shëndet e suksese brez pas brezi, borxh të jemi! Faleminderit ju mjeshtrat e fadromave, Turi i Lavdarit, Koço Hysi e Fatjon, që atje në skajin më fundor të Korçës, me sakrificën, talentin dhe besimin tuaj në Zot, sfiduat hone e ckërrka, dhe histori shkrojtët!

 

Misioni duhet të vazhdojë, për të mos na ikur nga duart dhe zhvilluar më tej këtë dhuratë, simbol qytetërimi, patjetër me ndihmën e pushtetit lokal! Le ta justifikomë, t’ia dimë kimetin, nuk sjell gjithmonë lumi “kërcunj” apo “shkëmbinj”!

 

 

Jemi vetëm 4 km larg fshatit Melckë dhe Nikollarë, me rrugë të rregullt, një alternativë më e besueshme dhe e natyrshme për lidhjen Korçë-Skrapar.

 

Ta gëzojmë të gjithë së bashku, bashkëfshatarë e bashkëqytetarë! Tashmë, tek Ura e Floqit, ku ndahet rruga drejt Vithkuqit e Panaritit, si pikë fundore në tabelë, edhe emri Grabockë duhet të shkëlqejë!

 

 

Djem e vajza panaritas e grabockallinj biznesmenë, nëse doni famë e shkëlqim përjetë të kini, pak më tepër krenari, ambicje e sedër për vendlindjen tuaj, pa u kursyer, si etërit, që sa jetë patën, të parët e të parëve në ato treva e në Shqipëri mbetën!

 

Ka edhe gëzim me derte bukur e plot diell, do mblidhemi të gjithë së bashku tek i famshmi Bregu i Kulës, në më të madhen festë!

 

 

Ëngjëll më dukesh tani ,Grabockë e dashur!

Edhe ti, çudibërsja Tyrbe, njësh me perëndinë,  që ruan në gjirin tënd Dervish Salinë, klerik qelibar e patriot melhem, roje që nga lart dërgon bekimin, dërgon Festimin!