Anna Oxa (Hoxha): Flet këngëtarja e mirënjohur italiane për origjinën e saj shqiptare…

Anna Oxa (Hoxha): Flet këngëtarja e mirënjohur italiane për origjinën e saj shqiptare…

 

“Kam braktisur qytetin me zgjedhjen time që e quaj zgjidhje te mbrekullueshme, sepse jetoj në fshat…

 

 

Nuk ka si natyra e drejtperdrejtë të prekësh me dorë trungjet plotë energji të padukshme të pemëve…

 

 

Kam blerë pak tokë, kam keca, qingja, lope, dele, pula… Kujdesem vet…Me duarte e mia mbjell gjithshka dhe e perjetoj me interes rritjen e bimëve, prodhimin e tyre, një kënaqesi që kurrë nuk e kisha provuar më parë…Ajri i ndotur i qyteteve si mijra të tjerë më largoi dhe mua nga qyteti…

 

 

Fare pranë kam borën e malit jo larg dhe detin, por në zemër ndjej dhe prek blerimin, thith ajër të pastër…shetis mes qetsisë së pamasë të pemëve shikoj kafshë, zogj e shpezë drejtpërdrejtë…dy femijtë e mi, njeri ka emrin e babait Qazim, më ķanë mbështetur shumë…e quajne mbrekulli jeten në pyll dhe pranë burimit…Janë të pavarur, punojnë, por në fshat vijnë përherë!

 

 

Unë me dokumenta nuk jam italiane sepse kur linda ishte nje ligj qe nuk lejonte prinderit e huaj tu jepnin femijve kombesi italiane…Une nuk jam italiane qekur kam lindur…Jam shqiptare dhe nuk ndryshoj si bejnë edhe shqiptaret sot ne Itali ndryshojne rrenjet e tyre ose i perlyejne me kombesi te tjera. Une jam shqiptare dhe nuk mund të këmbej kurrsesi këtë të vërtetë…

 

 

Mesiguri do vdes si shqiptare  në fshat italian!…”

 

 

E pabesueshme?! Nuk është më i vetmi fakt!

 

 

Shënim:

 Postuar nga publicisti Luan Shmilli, Itali