Shtegtim të këndshëm, o Orakuj të vërtetë të Tomorrit, urim nga Uskana ilire

Shtegtim të këndshëm, o Orakuj të vërtetë të Tomorrit, urim nga Uskana ilire

Stafit të “Orakujve të Tomorrit”

 

Ju përgëzojmë  për këtë nismë që keni ndërmarrë, në përjetësimin e personaliteteve, ngjarjeve dhe sfidave jetësore të Skraparit tuaj dhe tonë epik, ndër vite e shekuj.

 

Është një punë që kërkon vullnet, përgjegjësi dhe profesionalizëm, veçori që ju i keni dëshmuar vazhdimidht më punë dhe veprimtarinë tuaj kriuese dhe realizuese vlerash historike dhe shoqërore.

 

Me të hapur linkun e gazettes tuaj, më shfaqet videoja e Mestan Ujanikut. Mënyra e të rrëfyerit, muzika…, më çuan në vitet e shtatëdhjeta. Unë në një sallë kinemaje të Prishtinës, si gjimnazist. Zhurmë rinore në sallë si gjithënjë. Ndizet projektori dhe shfaqet në pëlhurë shkrimi-Kinostudio Shqipëria e Re e shoqëruar me një zë magjik muzikor, bashkë me rrëfyesin. Në sallë heshtje ngazëllimi e ne përpinim me sy e veshë çdo lëvizje e tingull.

 

Realizohej një ëndërr. Ne shqiptarët e përndjekur, nëpërkëmbur e nënçmuar nga pushteti sllav, përjetuam të ndjekim të parin film nga Nëna Shqipëri.  A e dini ju, se çsdo të thoshte kjo pëne?!

 

Më falni për këtë ndërhyrje miqtë e mi, por kjo ishte jeta jonë. E ndarë në dy pjesë, me trup në Jugosllavi e me zemër e shpirt te Nëna Shqipëri.

 

Materialet tjera vetëm plotësojnë koloritin jetësor dhe epik të këtij mjedisi Babatomorrian, që frymon jetë dhe qëndresë.

 

Shtegëtim të këndshëm thellësive dhe lartësive të madhështisë osumiane miku ynë !

 

    Respekt për punën tuaj, o orakuj të vërtetë të Tomorrit!

Nazif Selimi

Jagoll, Kërçovë