Shqipëria ime…
Edmira Xhaferi
Shqipëria, vendi i bestytnive dhe i trafikut, vendi i një shoqërie që emërtohet shëmti karakteresh dhe absurditeti, po çalon në rrugën e saj të gërmuar me lopata primitive duke kërkuar qytetërim njerëzor.
ATY ku prindërit i dërgojnë fëmijët tabletave për të qënë rehat në kafe për thashetheme,
ATY ku nënat thashethemnojnë mësueset e dijes nëpër dyert e hekurta të shkollës duke i pështyrë aftësitë dhe përpjekjet për më shumë dije dhe sukses,
ATY ku lëngon mjedisi arsimor për vështirësi komunikimi dhe qytetarie,
ATY ku drejtuesit drejtojnë me shëmtinë e vet duke parë zarfet e nëndorës dhe duke i shpërndarë vlera të paaftëve,
ATY ku gojët e shthurura mbulojnë territoret e paaftësisë,
ATY ku prindi në vend të cilësisë së dijes dhe suksesit për fëmijën e tij kërkon bukë në qendra studimi se i ikin telenovelat pa parë…
…sa shumë ATY të shëmtuara mban mbi supe kjo Shqipëria ime….
Dhe sa dhemb kjo shoqëri në primitivitetin e vet duke gërmuar në dukje lashtësinë e historisë, pa menduar se së brendshmi po stimulojnë shëmtinë e kohës dhe të karakterit…
Shumë dhemb edhe studenti që është gati të ndërrojë diplomën e masterit me një apple,
dhemb edhe karakteri i mashkullit që dorëzon femrën e vet të” dekompozohet” qendrave të masazheve për të arritur kënaqësitë e shëmtuara të jetës….
këtu dhemb padituria, imoraliteti.
Këtu shkruhet historia me emra njerëzorë të pështirë, që enden të droguar duke mbyllur dyert e zyrave për të shuar epshet e tyre, pa menduar se dikush po largohet nga jeta për pak ndihmë ekonomike, pak mundësi jetese…
Shqipëria është vendi ku dhemb njeriu, karakteri, dhemb vetë jeta….