Nder dhe respekt për dy artistët e njohur që investuan punën dhe talentin e tyre në Skraparin e largët  

Nder dhe respekt për dy artistët e njohur që investuan punën dhe talentin e tyre në Skraparin e largët  

 

Tomorr Shasho

 

Ata nuk kishin lindur në  Çorovodë apo në ndonjë  fshat të Skraparit, por u bënë  më të dashurit dhe më të respektuarait e këtij qyteti të vogël ë të viteve ‘70 – ’80 të shekullit të kaluar.

 

 

Njëri ishte lindur në  Progër të Devollit dhe quhej  Edmond  Agolli. Kishte studiuar në Akademinë e Lartë të Arteve për aktor, por puna, detyra e pruri në Shtëpinë e Kulturës së Çorovodës, regjizor shfaqjesh artistke.

 

 

 

Tjetri ishte Durim  Shishmani, lindur në qytetin e Elbasanit. Erdhi në Skrapar si shef muzike.

 

 

Nuk i dëgjuam, edhe një hërë të vetme, të  ankoheshin për ardhjen e tyre në këtë qytet të vogël edhe pse vinin. Durimi nga qyteti i madh dhe i zhurmshëm  asaj kohe i Elbasani dhe  Edmondi, pas një stazhi në teatrin e Durrësit, ku më vonë punoi disa vjet.

 

Nuk kam dëgjuar që të kenë thënë se  sistemi i asaj kohe na interrnoi në atë qytet tëlargët,ashtu si kam dëgjuar të thonë nëpër televizione disa kolegë e tyre.

 

 

Ishte ajo buzëqeshja e dashuria, që tregonte Durimi për fëmijët,ndaj dhe dhoma e muzikës buçiste nga zërat e tyre, por dhe e këngëtarëve amatorë.

 

 

Nën drejtimin e  Durimit shkëlqeu  kompleksi i  pionierëve  dhe  i mësueseve të shkollës 8-vjeçare “Kareman Ylli”.

 

 

Ishte serioziteti në punë, respekti reciprok ndaj amatorëve, humori i këndshëm e respekti I Edmondit të papërtuar të shkonin në grupin e estradës dhe teatrit gjithë ata të rinj, gra dhe burra të lëvizjes amatore me aktivitete konvejer, sa ishte një festival, vinte tjetri, sa vintenjë takim kombëtar apo rajonal teatri apo estdrade, vinte tjetri. Apo nëpër turnetë nëpër fshatra dhe qytete të tjerë të Shqipërisë.

 

 

Në konkurimet midis ndërmarrjeve dhe institucioneve në teatër e  grupet artistike folklorike do të ishin në krye për të ndihmuar ,që çdo grup të arrinte një nivel  artistik sa më të kënaqshëm.

 

 

Edhe pse u larguan nga Çorovoda, ata gëzojnë respektin më të madh të atyre që i njohin, por edhe kanë dëgjuar për ta në të gjithë Skraparin.