Haxhi Kalluçi: Selvisë, nënës sime!…
Sot, me 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Nënës, secili nga ne ka të fshehur brenda shpirtit, në mos më shumë, edhe një fjalë të vetme për të thënë për nënën tonë të shtrenjtë.
I lamë të tjerët, zgjodhëm me këtë rast, fjalën e skulptorit, poetit, producentit, mecenatit dhe dashmirësit të artit, Haxhi Klluçi, për nënën e tij:
Selvisë, nënës sime!…
Haxhi Kalluçi
Supeve,
një batanije hedhur kam,
vjeshtë është,
fillim nëntori ;
erërat përzier me shi,
gjethet rrëzuar,
por malli i nënës,
kurrë, jo shtegtuar.
S’shtegton, jo, malli i nënës,
Malli i saj s’është zog shtegtar,
është ftua i këputur,
varur,
Nerënxë e larë në ar.
Batanije, supeve hedhur kam,
vjeshtë është, fillim nëntori.
Këto pak vargje, përzier me lot,
për botën e madhe s’përbëjnë lajm.
Por dita e ndarjes me nënën,
zemrën ma çan,
kockat m’i bluan.