In Memoriam/ Kur të mungon një mik i rrallë si Estref Hasanago!…

In Memoriam/ Kur të mungon një mik i rrallë si Estref Hasanago!…

 

Tomorr Shasho

 

Atë ditë së bashku me Shefit Idërshajin, instruktorin e Komitetit të Rinisë së Rrethit po ktheheshim nga ndërmarrja e NSHN-së.  Nga  rruga  mbi konviktin e shkollës së mesme, po zbriste  “gazi  51” i Degës së Brendëshme. Te  sheshi i qytetit na parakalon makina.

 

 

Hedh sytë  e shoh se  drejtuesi i kamoinit ishte një djalë i ri, simpatik, me ato flokët e zeza. Pas bisedës  më  Shefitin mësova se ky djalë quhej  Estref  Hasanago.

 

 

Ishte  nga një familje patriotike e fshatit Vëseshtë, fshat nga ishte dhe familja ime, por për rrethana të ndryshme të kohës, nuk njihesha me këtë familje.

 

 

Nuk më shkonte kurrë në mendje se ai një ditë do të bëhej i afërt i familjes sime dhe unë do ta njihja akoma më mirë, do të bëja muhabet e shaka dhe do të zgjidhja halle me të.

 

 

Estrefi ishte lindur në  Vëseshtë më 2 shkurt 1951. Aty kreu dhe vitet e para të shkollës fillore me mësuesin, shkrimtarin e humoristin Iljaz Kapxhiu.

 

 

Më vonë një pjesë të fëmijërisë e kaloi në Këlcyrë, Kuçovë, sepse babai i tij, Samiti punonte në  Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor, ndërsa nëna e tij, Behij, ishte shtëpiake. Më vonë Samiti vendoset në  Çorovodë, ndaj dhe Estrefi këtu përfundoi shkollën  7- vjeçare dhe të mesmen.

 

 

Ishte një nxënës i shkëlqyer, por mendja i rrinte te mekanika,ndaj dhe filloi punë si mekanik në SMT.  Kreu kursin për shofer.  Filloi e përfundoi këtë dëtyrë në Degën e Brendëshme.

 

 

Si një djalë i rregullt, i edukuar dhe i zgjuar, një profesionist i vërtet në profesion,edhe kur kreu detyrën ushtarake,  iu besua  mikrobuzi  i punonjësve kinezë, të cilët ndihmonin në artilërinë ushtarake ato vite.

 

 

Punoi në ofiçinën e Ministrisë së Brendëshme, në Degën e Brendëshme Skrapar dhe së fundmi si mikenaik në servisin privat.

 

 

Ishte një mjeshtë i rrallë i zanatit. E dallonte defektin nga zhurma. Për zanatin, por më shumë për cilësitë njerëzore, në Skrapar në atë kohë u bë legjendë shprehja “Dy Ceke ka Skrapari, njëri  duarartë  në Çorrovodë  dhe tjetri mjeshtër i artit të Estradës në Berat”!…

 

 

Për fat të keq, Estrefi u nda para kohe nga kjo jetë, në moshën 62 – vjeçare, nga një sëmundje e rëndë.

 

Këto ditë mbushi plot 10 vjet që ai i mungon, familjes, të afërmve, miqve, shokëve dhe qytetit të vogël të Çorovodës,ku ai bëri pjesën më të madhe të jetës.

 

 

Por njerëz si Estref Hasanago nuk harrohen kollaj.

 

I përjetëshëm kujtimi i Tij!