Dr. Jack Wheeler, mbreti botëror i turizmit të aventurës,  vizitor i rrallë në Kanionet e Osumit

Dr. Jack Wheeler, mbreti botëror i turizmit të aventurës,  vizitor i rrallë në Kanionet e Osumit

 

 

Ai quhet Dr. Jack Wheeler dhe është një nga eksploratorët më ndikues të kohëve moderne. Prej 10 ditësh ndodhet në Shqipëri .Ky super personazh i turizmit, mbreti aveturës  është i famshëm për miksimin e turizmit me kulturën, historinë dhe lobimin.

 

 

Përveçse një eksplorator unik i vendeve më të bukura të globit, Xhek ka qenë shpesh edhe një ndërmjetës nga zona të nxehta.

 

 

Në përvojën e tij të gjatë qē daton prej vitit 1976, ai është shfaqur edhe aty ku nuk ka arritur zgjidhje, as forca ushtarake, as diplomacia.

 

 

Mbërritja e tij në Shqipëri ështē një tjetër pikë kulmore e rritjes së imazhit tonë turistik në botë.

 

 

Ai ka zgjedhur një ndër aventurat më të famshme të markës shqiptare të turizmit sot në botë: Raftingun.

 

 

Xhek ka bërë kohët e fundit shumē lobim për Shqipërinë dhe Kosovën. Iveshur me bluzë ku shihet e stampuar Shqipëria dhe Kosova e përshkruan këtë aventurë si unike dhe të jashtëzakonshme