Shqipëria në faqen e parë të National Geographic, veçohen Kanionet e Osumit
Revista më e madhe e udhëtimeve në botë ka veçuar Shqipërinë në edicionin e fundit që sapo ka dalë në treg.
Bashkë me Parisin dhe me Pukhet-in e Tajlandës, vendi ynë është një nga tre aktraksionet e sugjeruara në faqen e parë të “National”.
Po çfarë ka veçuar kjo media ndërkombëtare nga turizmi shqiptar në shpërthim?
Raftingu i drejtuar prej dekadash në Osum dhe Vjosë nga Zamo Spathara dhe ekipi i tij, ka mahnitur autorët e artikullit të gjatë që shtrihet në disa faqe të revistës presitigjoze.
Vjosa, kanionet e Osumit dhe byreku tradicional i zonës përmenden në artikull dhe u sugjerohen fort lexuesve dhe turistëve të huaj.