Tomorrica në Rilindjen Kombëtare dhe Luftën e Parë Botërore
Për shkak të emrit të saj, por jo për më për madhështinë, pasi Tomorrica tashmë ishte mpakur nga emigrimet e shumta, Avdyl Frashëri për Lidhjen e Prizrenit kërkoi ndihmë nga kapedanët e kësaj krahine.
Ai thirri në një takim në Potom në lagjen e Hasanbellinjve të Gropës Kahreman Bejkon nga Grëmshi ku biseduan se ç’do të bënin më tej. Bashkë me Mahmut Zaloshnjën Kahremani më pas “ngritën më këmbë kazanë”.
Në Luftën e Parë Botërore Skrapari u ripushtua nga forcat ndërluftuese. Midis tyre lakmuesit më të rrezikshëm qenë shovinistët grekë, të cilët masakruan dhe i sollën dëme të mëdha popullit të krahinës së Skraparit, ku u dogjën 20 fshatra me rreth 1100 shtëpi. Fshatra të tjerë u larguan nga vatrat e tyre dhe u vendosen në zonat Berat, Fier e Vlorë.
Në një situatë të tillë burrat e Skraparit e të Tomoricës krijuan çeta si ajo e Lace e Backës, Mahmut dhe Servet Zaloshnjes, Riza Kodhelit, Sulo Qorrit e shumë të tjerë, të cilët u bënë ballë andarteve grekë.
Në ballë të këtyre luftërave ishin luftëtarët:
- Ismail Musabelliu (Ujanik)
- Abedin Belliu (Grëmsh)
- Xhaferr Çeta (Grëmsh)
- Avdyl Bejko (Grëmsh)
- Kamber Fusha (Grëmsh)
- Zylyftar Çeta (Grëmsh)
- Kahreman Bejko (Grëmsh)
- Tefik Zhiti (Mëlovë)
- Hali Zhiti (Mëlovë)
- Kaman Çaushi (Gjerbës)
- Kamber Çaushi (Gjerbës)
- Neki Çela (Gjerbës)
- Isa Lajthia (Gjerbës)
- Shuaip Terrova (Terrovë)
- Maksut Terrova (Terrovë)
- Kaman Ismaili (Trebël)
- Tefik Gradeci (Gradec)
- Hasan Zaloshnja (Zaloshnje)
- Servet Zaloshnja (Zaloshnje)
- Hasan Zhiti (Mëlovë)
- Bido Postena (Postenë)
- Ismail Straficka (Straficë)
- Dema Dobrenji (Dobrenj)
- Syrja Çerrica (Çerricë)
- Sefer Qemali (Straficë)
- Dine Dervishi (Dobrenj)
- Petrit Skënderi (Shpatanj)
- Tefik Romasi (Rromas)
- Xhake Alimadhi (Kuç)
- Jemin Biraku (Barç)
- Shasho Zhepa (Zhepë)
- Hamza Avdiasi (Romas)
- Nebi Gjata (Romas)
- Mustafa Nazari (Rromas)
- Liman Liçollari Rromasë
- Sulo Binjaku (Terrovë)
- Xhaferr Çerrica (Çerricë)
- Hysen Mahmudi (Zaloshnje)
- Cane Ismaili (Trebël)
- Sabri Musabelli (Ujanik)
- Lula Ajasllari (Grevë)
- Dine Karafili (Postenë)
- Xhevat Ajasllari (Grevë)
- Goxha Shallari (Grevë)
- Gani Qamilaj (Grevë) etj…
Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, erdhi një tjetër ngjarje, Lufta e Vlorës. Në këtë luftë nga Tomorica morën pjesë mbi 50 luftëtarë.
“Në Konak thërret tellalli, thërret Sali Kapedani”…
Por ngjarja më e rëndësishme, ku shumë tomorrocarë qenë aktivë, madje krijuan edhe formacione luftarake, ishte gjatë Luftës së Parë Botërore. Shumë tomorricarë, nënkomandën e Sali Butkës, që në atë kohë rrinte familjarisht në Konak të Tomorricës, pasi shtëpitë në Butkë ia kishin djegur grekët, dhe të Mahmut dhe Servet Zaloshnjës, që kishin batalionet e tyre, shkuan në mbrojtje të Korçës.
Në fillim ata u grumbulluan në Mëlovë. Ishin mbi 150 luftëtarë të gatshëm për sakrifica sublime. Më vonë ata morën rrugën për në Korçë dhe u vendosën në Gjergjevicë e fshatra për rreth, nën drejtimin e Maliq Skraparit, Avni Kapinovës, Hysen Zaloshnjës, Sabri Radëshit, të cilët kishin formuar në Zaloshnje Komitetin për Shpëtimin Kombëtar.
Në fund të viteve 1919 – 1920 situata në Korçë dhe rrethin e saj ishte e nderë, ishte shqetësuese. Korça duhej të mbrohej me çdo kusht. Mobilizimi i mbi 3000 e ca luftëtarë në afërsi të Korçës e me qendër në Gjergjevicë bënë që Francezët të shtyjnë më tej afatin e dorëzimit të Korçës, kjo si pasojë edhe e formacioneve luftarake shqiptarë.
Alarmi u dha menjëherë krahinat të jugut, nga ana tjetër kërkohen forca vullnetare dhe nga Berati. Ngritja në këmbë e shqiptarëve e sidomos në këtë rajon, bënë që planin e tyre, francezët ta lënë mënjanë dhe Korçën e morën në dorë luftëtarët shqiptarë. Këtu mbyllet dhe kapitulli i aneksimit të Korçës nga grekët.
Populli e ka përjetuar në këngë kët periudhë, duke kënduar: Në Konak thërret tellalli/ Thërret Sali Kapedani…