Arra e Zhepës – Skrapar, dikur Monument Natyre, tashmë, fatkeqësisht, e degraduar dhe e denatyruar

Arra e Zhepës – Skrapar, dikur Monument Natyre, tashmë, fatkeqësisht, e degraduar dhe e denatyruar

 

  Hysen Binjaku

 

Arra e Lazes në Zhepë të Skraparit, padyshim, ishte drufrutori më i madh dhe më i bukur në gjithë Tomorricën, Skraparin, ndoshta edhe në Shipëri, si përsa i përket kurorës së saj gjigante, përmasave të tjera të trungut, por edhe prodhimit të përvitshëm që bënte.

 

 

Nëse dikur në vitet ’80 – 90 të shekullit të kaluar do të kishte një vlerësim botëror, siç ka sot, si çmimi GINES apo vlerësimi i UNESKO-s, si “Drufrutori më i madh dhe më i bukur në Shqipëri”, ajo me siguri do të kishte vendin, emrin dhe famën e merituar.

 

 

Por, fatkeqësisht, e themi me dhimbje, arra gjigante dhe e bukur, në mes të një fushe malore (gjithashtu e madhe dhe e bukur) nuk është më ajo që ishte dikur.

 

 

Ca prej moshës së saj, e ca më shumë nga sharra dhe spata e njeriut është “tharë” dhe “rralluar”, degët e sajë të stërmëdha janë cunguar.

 

 

Mirë më shumë nuk bëjmë dot, por një fotografi në ditët e saj më të mira si nuk ia bëmë?

 

Dhe tani jemi të detyruar që, në kopertinë të këti j vëzhgimi, të vëmë një foto tjetër ilustruese.