Baba Tahir Osmani (Çepani), kleriku që e ktheu teqenë e Turballisë së Selanikut në një strehë të sigurt për atdhetarët shqiptarë

 Baba Tahir Osmani (Çepani), kleriku që e ktheu teqenë e Turballisë së Selanikut në një strehë të sigurt për atdhetarët shqiptarë

 

Ilmi Qazimi

 

Para disa ditësh “Orakujt e Tomorrit” kanë botuar këtë foto të rrallë dhe shumë domethënëse të patriotëve skraparllinj, që, pas riadhjes së Ahmet Zogut në pushtet në vitin 1924, me dështimin e Revolucionit Demokratik të Nolit, u detyruan të marrin arratinë.

 

 

Siç thuhet në diçiturë, ata Ahmet Zogu i dënoi me vdekje ose me 101 vite burgim (dënim i kohës).

 

 

Në këto kushte, të detyruar ata gjetën strehë në teqenë e Turballisë në Katerinë të Selanikut të Greqisë, ku kanë dalë edhe në këtë foto:

 

Lart, në këmbë: Baki Qafa, 2. (I paidentifikuar), 3. Tahir Vëseshta. Posht, ulur: Riza Meçani, 2. Nuri Vlusha, 3. Riza Cerova, 4. Muço Kapinova (Bakiasi), 5.Riza Hasa (Kapinova), 6. Qamil Bubësi

 

 

Në shkrimin e kaluar jepet edhe një telegram i Ministrisë së Brendshme, datë 13.04.0192, ku thuhet:

 

“Informohemi se të arratisurit politikë, Riza Cerova, Muço Kapinova me kohë ndodhen në Selanik.

Atje më datën 9.04.1935 ka vajtur edhe Ali Koprëncka dhe rrinë në Teqenë e Turballisë që administrohet nga një dervish prej Skrapari.

Të gjithë janë keq ekonomikisht.

Lutemi të urdhërohet konsulli ynë në Selanik për t’i patur nënkontroll”.

Zv.Prefekti Elmaz Villa d.v.

 

Ajo që deshëm të sqaronim në shënimin e sotëm, është se në dokument nuk jepet emiri i Dervishit, por thuhet një dervish nga Skrapari.

 

 

 

Po kush ishte ky dervish?

 

Ky dervish, sipas disa burimeve arkivore dhe sipas një letre të doktor Esat Dëshnicës, një personalitet i shquar i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, por i ndëshkuar më vonë nga regjimi komunist, është baba Tahir Shahin Osmani (Çepani).

 

 

Siç sqaron doktor Dëshnica dhe Nuri Çuni, historian në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, Tiranë, teqeja quhet e Turballisë, e ndërtuar aty gjatë pushtimit Osman, kur Selaniku ishte pjesë e perandorisë turke.

 

 

Kur Selanikun e morën grekët (më 1920), filluan që të ndryshonin emrat myslimanë. Ndaj dhe nuk quhej më teqeja e Turballisë, por teqja e Katerinës.

Teqeja e Turballisë (Katerinës), Selanik

 

Besoj se kemi edhe mirëkuptimin e lexuesve me sqarimin e këtyre dy gjërave:

 

emiri i babait të teqesë së Turballisë…

 

…dhe emri i teqesë, që para 1920-ës quhej teqeja e Turballisë dhe pas 1920-ës, teqeja re Katerinës.