Një foto e rrallë e emigrantëve politikë skraparllinj në Selanik

Një foto e rrallë e emigrantëve politikë skraparllinj në Selanik

 

Pas dështimit të Revolucionit të Nolit të qershorit 1924, Ahmet Zogu kthehet nga Jugosllavia dhe në dhjetor 1924, i ndihmuar nga mercenarë të huaj hyn në Tiranë dhe rimer pushtetin.

 

 

Në këto kushte patriotët shqiptarë emigruan jashtë Shqipërisë, pasi u dënuan nga Qeveria e Zogut.

Skraparllinjtë shkuan bashkë në Selanik.

 

 

Ja si shkruhet në një telegram të Ministrisë së Brendëshme datë 13.04.1935:

 

 

“Informohemi se të arratisurit politikë, Riza Cerova, Muço Kapinova me kohë ndodhen në Selanik.

 

Atje më datën 9.04.1935 ka vajtur edhe Ali Koprëncka dhe rrinë në Teqenë e Turballisë që administrohet nga një dervish prej Skrapari

 

Të gjithë janë keq ekonomikisht.

 

Lutemi të urdhërohet konsulli ynë në Selanik për t’i patur nënkontroll”.

 

 

Zv.Prefekti Elmaz Villa d.v.

 

 

 

 

Fotoja në fjalë është bërë pikërisht në këtë kohë.

 

Lart, në këmbë:

  1. Baki Qafa, 2. (I paidentifikuar), 3. Tahir Vëseshta

 

Posht, ulur:

  1. Riza Meçani, 2. Nuri Vlusha, 3. Riza Cerova, 4. Muço Kapinova (Bakiasi), 5.Riza Hasa (Kapinova), 6. Qamil Bubësi