Bajram Radëshi, figura e një luftëtari idealesh atdhetare

Bajram Radëshi, figura e një luftëtari idealesh atdhetare

 

Bajram Radëshi lindi në Radësh të Skraparit në një familje me tradita patriotike e luftëtare. I ati i tij, Hazbiu ishte pjesëmarrës në të gjitha betejat dhe lëvizjet patriotike të kohës, që nga kryengritja kundër esadistëve, Lufta e Vlorës e 1920-ës., mbrojtja e Qeversisë së Nolit në vitin 1924, Kryengritjen e Fierit të vitit 1935, deri në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

 

 

Edhe Bajrami, rritur dhe edukuar në këtë frymë, ndoqi rrugën e të atit. Qysh fëmijë ai u radhit të krahinës, në jetën Plakë të Mestan Ujanikut dhe më pas në një nga formacionet më të lavdishme të luftës, Brigadën e 7-të Sulmuese.

 

 

Aty ai kreu detyrën e komisarit të Batalionit të Dytë. Mori pjesë që nga dita e parë e formimit të Brigadës e deri në kurorëzimin me sukses të misionit të saj luftarak, në të gjitha luftimet.

 

 

Pas Misionit të fundit të Brigadës, në Jugosllavi, Bajrami qëndroi në radhët e ushtrisë i oficer. U kualifikua në shkollat ushtarake të Bashkimin Sovjetik. Pas kthimit që andej ka kryer detyra të ndryshme, të cilat kudo që ka qenë, i ka kryer me përkushtim e devotshmëri.

 

 

Me cilësitë e rralla të një kuadri të zot, ai ngjiti shpejt shkallët e karrierës, duke kryer detyrën e komisarit të Brigadës në Pogradec, në Tropojë dhe më pas në Brigadën Sulmuese të Skraparit. Për disa kohë ai ishte edhe pedagog për lëndët ushtarake në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës.

 

 

Pas daljes në pension u zgjodh kryetar i Komitetit të Veteranëve të LANÇ të rrethit të Skraparit dhe anëtar i komiteit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ, duke u kujdesur për shumë çështje si, ato të statusit të dëshmorëve, statusit të veteranëve, historikëve të fshatrave, mirëmbajtjes së lapidarëve dhe monumenteve, organizimit të festave përkujtimore etj.

 

 

Për devotshmërin e tij në kryerjen e detyrave dhe cilësitë e një plaku të mençur, ai gëzonte respekt e popullaritet në të gjithë rrethin e Skraparit dhe kudo që kishte punuar dhe banuar.

 

 

Veç medaljeve dhe Urdhërave të Luftës dhe të Punës të akorduara nga Kuvendi Popullor, ai është shpallur edhe Qytetar Nderi i Skraparit.