Berat/ Çelet Festivali Kombëtar i Teatrit “1 mbi 1 dritaret”

Berat/ Çelet Festivali Kombëtar i Teatrit “1 mbi 1 dritaret”

10 trupa të teatrit të fëmijë do të performojnë në 10 net

 

Festivali Kombëtar i Teatrit për fëmijë çeli dje siparin e edicionit të tij të dytë në Berat, ku artistë të grupmoshës 8-16 vjeç do të performojnë për 10 netë me radhë në kalanë e qytetit. Nën emrin “1 mbi një Dritaret” në festivalin e fëmijëve do të interpretojnë trupa teatrale nga 10 qytete.

 

Nata e parë e këtij eventi, u çel me shfaqjen “Pas vdekjes”, luajtur nga trupa teatrore e Beratit.

 

“Do jenë plot dhjetë net ku do të kemi qytetet kryesore të Shqipërisë që do të marrin pjesë, si Tirana, Durrësi, Kukësi, Shkodra etj. Kur shikon një trupë të talentuar fëmijësh, arti merr një dimension tjetër. Dhe unë jam i bindur që këto do jenë një mundësi shumë e mirë jo vetëm për banorët e qytetit por edhe për turistët që vizitojnë Beratin”, tha kreu i Bashkisë Berat, Ervin Demo.

 

Për artisten dhe anëtaren e jurisë së festivalit, Zamira Kita, evente të tilla janë të rëndësishme për edukimin e brezave të rinj me dashurinë për artin e kulturën.

 

“Është i vetmi event kombëtar qe ne kemi për fëmijët, veç Festivalit të këngës. Teatri është shumë i rëndësishëm për fëmijët. Arti dhe kultura, duke i rritur me dashurinë për artin dhe kulturën nesër do të bëhen më të mirë. Shfaqja e parë e Beratit ishte shumë e bukur”, tha Kita.

 

Festivali Kombëtar i Teatrit për fëmijë do të vazhdojë deri më 10 qershor në Kalanë e qytetit.

 

Programi:

 

1 qershor – Berat

 

2 qershor – Kukës

 

3 qershor – Tiranë

 

4 qershor – Fier

 

5 qershor – Vlorë

 

6 qershor – Dimal

 

7 qershor – Shkodër

 

8 qershor – Korçë

 

9 qershor – Elbasan

 

10 qershor – Durrës

 

Nata përmbyllëse e këtij festivali teatror do të përkojë gjithashtu me ceremoninë e dhënies së çmimeve. (Orakujt e Tomorrit)