Berat / Veprimtari në Ditën Evropiane të Trashëgimisë Kulturore

Berat / Veprimtari në Ditën Evropiane të Trashëgimisë Kulturore

Me rastin e kësaj dite, në Muzeun Etnografik u çel ekspozita dhe u promovua libri “Në Berat, duke u endur dhe skicuar” të arkitekt Andi Papastefani.

 

Qëllimi i ekspozitës dhe librit është të japë një rrefim vizual në histori të lagjeve karakteristike dhe të ansambleve të qytetit 2400-vjeçar të Beratit. Për më tepër, tentohet një shikim përtej pamjeve ikonike të ansambleve, një dekonstruim i tyre.

Si jetohet në këto lagje, si levizet në to, të papriturat që dalin gjatë kësaj lëvizjeje.

Libri tregon veçantinë e ansambleve të Mangalemit dhe Goricës, dy nga kulmet e arkitekturës sonë se si me pak lëvizje ato japin plasticitet dhe harmoni.

 

Libri i Papastefanit është një botim luksoz i përkthyer edhe në anglisht, që, veç informacionit te koncentruar per trashegimine e pasur te Beratit, mund të shërbejë edhe si një dhuratë e çmuar për të gjithë të huajt që vizitojnë Beratin.